☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.83 ▲0.81%
ARI 4,016 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $77,332 ▼ -4.79% ETH $2,217 ▼ -5.9% XRP $1.2227 ▼ -7.61% SOL $93.8500 ▼ -8.27%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.83 ▲0.81 % ARI 4,016 ▼0.39 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.83 ▲0.81 % ARI 4,016 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Spitalet dhe shërbimi i Urgjencës Kombëtare në gatishmëri

Masat për emergjencën, shtohen masat e kontrollit për monitorimin e ujit të pijshëm për ruajtjen e shëndetit publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka urdhëruar aktivizimin e planit të gatishmërisë shëndetësore si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë gjithë vendin.

Të gjitha strukturat shëndetësore kanë aktivizuar planet e emergjencës, duke siguruar shtim të kapaciteteve në rast nevojë për të përballuar një rritje të sëmundshmërisë apo ngjarjeve të tjera që kanë lidhje me situatën e krijuar; sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për çdo fluks potencial emergjence; sigurimin e energjisë, ujit dhe ngrohjes së spitaleve.

Njësia e helikopterëve është në gadishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.
Ministrja Manastirliu ka urdhëruar gjithashtu strukturat e shëndetit publik të marrin masa për ofrimin e shërbimit shëndetësor për popullatën që evakuohet/zhvendoset si pasojë e situatës së krijuar.

Nga ana tjetër, drejtoritë e shëndetit publik po monitorojnë situatën në kuadër të garantimit të masave për shëndetin publik.

Situata në spitale është nën kontroll dhe të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë në gadishmëri për të përballuar çdo emergjencë të mundshme, pasojë e motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.