☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,516 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 77.80 ▲8.95%
ARI 4,005 ▼2.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,253 ▼ -3.09% ETH $1,775 ▼ -2.58% XRP $1.0668 ▼ -3.06% SOL $75.1700 ▼ -3.26%
S&P 500 7,516 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 77.80 ▲8.95 % ARI 4,005 ▼2.64 % S&P 500 7,516 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 77.80 ▲8.95 % ARI 4,005 ▼2.64 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”

Një delegacion shqiptar, nisi dje serinë e takimeve “Albanian Startups Diaspora Roadshow” – Aty ku kapitali takon inovacionin”, që do të zhvillohet në Zvicër dhe Gjermani, në datat 18- 22 Maj.

Sartup-et shqiptare, nën ombrellën “Albania Future Now”, kanë dëshmuar në arena të rëndësishme globale, sukseset e para jo vetëm individuale të tyre por edhe të asaj që tashmë njihet si një ekosistem i tërë, që po e përfshin Shqipërinë, gjithnjë e më qartë, në hartën rajonale të inovacionit. Ky progres po vjen edhe falë ndërlidhjes së domosdoshme mes kapitalit njerëzor, me vizion e ide të guximshme dhe sistemeve, institucioneve, organizatave e programeve mbështetëse e promovuese për këtë kapital, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Ky është dhe qëllimi i këtyre takimeve: promovimi i ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe instrumenteve mbështetëse ndaj tij, në dy nga tregjet më potenciale të Europës, si Zvicra dhe Gjermania; sjelljen së bashku të startup-eve shqiptare me kapitalin e fuqizuar, përvojën dhe rrjetin e diasporës shqiptare në këto vende, të gatshëm për të ndikuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit shqiptar; krijimin e lidhjeve direkte mes startup-eve dhe investitorëve të huaj; zhvillimin e dialogut të hapur për investime dhe partneritete të reja, si edhe krijimin e mundësive të reja të aksesit, mentorimit, operimit të startup-eve shqiptare në tregje ndërkombëtare si dhe forcimin e rolit të diasporës në zhvillimin e ekonomisë së inovacionit në Shqipëri.

Në këtë tur takimesh e prezantimesh, do të marrin pjesë 4 startup-e nga Shqipëria, “Qelq”, “Qherence”, “GreenLab” dhe “MedicALwallet”; ekspertë të ekosistemit si dhe përfaqësues të strukturave mbështetëse.

Startup-et pjesëmarrëse do të prezantojnë produktet dhe idetë e tyre, progresin dhe nevojat për investim e partneritete, ndërsa investitorët dhe profesionistët e diasporës do të kenë mundësi të angazhohen përmes diskutimeve, pyetjeve dhe identifikimit të mundësive konkrete për bashkëpunime, investime, mentorime e partneritete strategjike, në tregjet ku ata operojnë.

Në një kohë kur Shqipëria po dëshmon një potencial të jashtëzakonshëm inovativ, që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë ky roadshow reflekton një momentum pozitiv të zhvillimit të ekosistemit shqiptar të startup-eve dhe inovacionit, si edhe rëndësinë gjithnjë e më të madhe të diasporës në mbështetjen e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik të startup-eve, në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.