⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.01% ETH $2,246 ▲ +0.33% XRP $1.1651 ▼ -1.82% SOL $89.9800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Suedia në alarm nga kërcënimi rus, synon dobësimin e mbështetjes për Ukrainën

Suedia përballet me një “kërcënim të lartë” të lidhur me luftën hibride ruse, e cila synon dobësimin e mbështetjes për Ukrainën. Paralajmërimi është bërë nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake të Suedisë (MUST), Thomas Nilsson.

Në një deklaratë për transmetuesin publik suedez SVT, Nilsson tha se Rusia po zhvillon një luftë hibride të avancuar ndaj vendeve të NATO-s, përfshirë Suedinë, me synim krijimin e pasigurisë, përçarjen e aleatëve dhe dobësimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën.

“Ata duan të na bëjnë të pasigurt, duan të na ndajnë dhe duan që ne të ndalojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha Nilsson.

Deklaratat e tij erdhën pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Suedisë u mblodh të mërkurën për të diskutuar rastin e një droni të mbushur me eksploziv, i zbuluar në aeroportin Leipzig/Halle të Gjermanisë në gusht. Autoritetet gjermane e kanë lidhur incidentin me Rusinë.

Nilsson e cilësoi ngjarjen si një sulm hibrid që ka ngritur nivelin e kërcënimit në një fazë më të rrezikshme.

“Ishte një dron i armatosur me eksploziv, kështu që mund të supozojmë se qëllimi ishte që të shpërthente”, deklaroi ai.

Kreu i MUST tha se Suedia është e përgatitur për skenarë të ngjashëm dhe po merr masa mbrojtëse për aktivitetet që lidhen me mbështetjen ndaj Ukrainës, përfshirë edhe ato që përfshijnë kompani private.

“Ekziston një kërcënim i lartë për mbështetjen tonë për Ukrainën, i cili përfshin edhe kompani private dhe elementë të tjerë”, tha Nilsson.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.