🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.09 ▲1.63%
ARI 4,037 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,626 ▼ -0.55% ETH $2,396 ▼ -0.72% XRP $1.3181 ▼ -1.1% SOL $104.1300 ▼ -0.38%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.09 ▲1.63 % ARI 4,037 ▼0.57 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.09 ▲1.63 % ARI 4,037 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit me 60 ditë gjashtë deputetë të Partisë Demokratikë, pas kaosit dhe përplasjeve fizike që shënjuan seancën plenare të së enjtes.

Bëhet fjalë për Flamur Noka, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka dhe Luciano Boçi.

Aktualisht Etika po vijon shqyrtimin për kërkesën tjetër, që lidhet me përjashtimin me dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit të 14 deputetëve të tjerë të PD-së.

Në këtë listë bëjnë pjesë Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.

Sipas kërkesës së PS-së, këta deputetë kanë marrë pjesë në bllokimin e Foltores, duke penguar vijimin e rregullt të seancës plenare dhe zhvillimin normal të punimeve parlamentare.

Pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, seanca e djeshme parlamentare vijoi me votimin e çështjeve të parashikuara në rendin e ditës. Gjatë saj u miratuan gjashtë projektligje dhe tre projektvendime.

Mes vendimeve të votuara ishte edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.