☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.88 ▲0.98%
ARI 4,075 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,630 ▲ +0.34% ETH $2,343 ▲ +0.44% XRP $1.3263 ▲ +1.23% SOL $101.1600 ▲ +0.22%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.88 ▲0.98 % ARI 4,075 ▲0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.88 ▲0.98 % ARI 4,075 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Superiorja, Skënderbeu thellon distancën në klasifikim

Skënderbeu e mori shpejt veten nga humbja me Luftëtarin, javën e kaluar në Kategorinë Superiore. Skuadra korçare mposhti Vllazninë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, me rezultatin 4-1.

Të besuarit e Ernest Gjokës e nisën mjaft mirë sfidën, teksa kaluan në avantazh në minutën e 5-të me Berishën, por Skënderbeu përmbysi gjithçka në këtë sfidë.

Vangjeli barazoi rezultatin në 1-1, ndërkohë që në pjesën e dytë, skuadra e Ilir Dajës shënoi edhe 3 gola të tjerë, me Lilajn me 11-metërsh, Gjergji Muzakën dhe James.

Me këtë fitore, Skënderbeu e çoi në 8 pikë diferencën me Flamurtarin e vendit të dytë, që nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1 në ndeshjen me Kukësin.

Vlonjatët kaluan në avantazh me Danilo Alves, por Kukësi barazoi në çastet e fundit të sfidës me Bakajn, me 11-metërsh. Ndërsa dy ndeshjet e tjera të Superiores, Laçi-Teuta dhe Lushnja-Luftëtari u mbyllën në barazim 0-0.

Nderkohe kategoria Superiore ka mbyllur dje ndeshjet e javës së 18 të saj me fitoren e Partizanit, 2-1 përballë Kamzës në “Selman Stërmasi”, duke bërë të mundur vetëm rokadën mes këtyre dy ekipeve në vendet 5-6 të renditjes.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.