☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.33 ▲1.54%
ARI 4,138 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $82,804 ▲ +0.87% ETH $2,445 ▲ +1.39% XRP $1.3336 ▲ +2.25% SOL $105.9100 ▲ +0.68%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.33 ▲1.54 % ARI 4,138 ▼0.12 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.33 ▲1.54 % ARI 4,138 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

“Synimi është të prodhojnë destabilizim”, analisti për protestën para Kryeministrisë: 90% e folësve janë nj

Analisti Arben Meçe në ‘Sot Live në Shqipëri’, tha se në ditët e para protesta ishte tipike qytetare, por më pas ajo u kthye në politike.

“Dita e parë dhe e dyta ishin tipike protesta qytetare, kishin emocion, kishin një farë revolte qytetare. Unë e kam ndarë protestën në dy pista: protesta për Zvërnecin dhe e dyta pista politike. Kemi një protestë të mirëorkestruar, ku unë i kam vënë emrin ‘dirigjenti’. Interesi i dirigjentit është të bllokojë investimet strategjike në Shqipëri. Dirigjentit i intereson që sa më tepër të agravojë situata politike në Shqipëri aq më tepër realizon synimin e vet për të penguar investimet strategjike”, tha Meçe.

Meçe shtoi më tej se tanimë në protestë ka militantë të PD-së, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qorit. Ai vë në dukje se 90 përqind e atyre që flasin janë njerëz të Berishës. Sipas Meçes kauza qytetare e protestës ka humbur pasi të gjithë partitë janë në shesh.

“Unë di që Sali Berisha tha ditën e parë protesta nuk duhet bërë, ditën e dytë tha se duhen mbështetur investimi strategjik dhe ditën e tretë i bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të shkojnë në protestë. Fshehja e organizatorëve ka një arsye se përse bëhet – synimi është të prodhojnë destabilizim.

Në protestë ka militantë të PD-së, Lapajt dhe Qorit. Në foltore unë shoh që 90% janë njerëz të Berishës. A kemi garanci që lëvizjen nuk e ka kapur Berisha? Sot ka humbur kauza qytetare e protestës, tani i ke të gjithë partitë në shesh”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.