☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▲0%
ARI 4,162 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,967 ▲ +1.46% ETH $2,707 ▲ +0.78% XRP $1.5104 ▲ +1.53% SOL $121.4800 ▲ +1.47%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kosova

Tahiri: AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit. Kështu ka bërë të ditur ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Ndonëse ka pasur diskutime për koalicione, Tahiri thotë se AAK-ja që herët e ka bërë të qartë pozicionin e saj.

Tahiri u shpreh se subjekti do të garojë me një listë, siç e quajti ai, “bukur konkurruese”.

“Nesër është 7 maji, është dita e fundit kur certifikohen koalicionet. Mund t’ju njoftoj se Aleanca do të garojë vetëm, nuk do të ketë asnjë koalicion. Do të jemi si subjekt politik me një listë bukur konkurruese, me kuadro të Aleancës, por edhe me të tjerë, dhe në këtë garë shkojmë si Aleancë, shkojmë vetë. Pa koalicione”, tha ai për Ekonomia Online.

Ai potencoi se AAK-ja është më e fuqishme kur garon e vetme.

“Ka pasur diskutime, mirëpo herët e kemi bërë të ditur që Aleanca garon vetë. Aleanca është më e fortë kur garon me logon e vet, kur garon me kauzën e vet dhe mësimet e së kaluarës tregojnë që nuk kemi kaluar mirë me koalicione. Mendoj që kësaj radhe Aleanca do ta marrë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë në zgjedhje qendrore”, tha ai.

Tahiri nuk përmendi emra partish me të cilat mund të kenë pasur diskutime për koalicion parazgjedhor.

“Diskutimet nuk kanë qenë formale, ka pasur ide më herët, mirëpo kemi qenë të saktë dhe të përcaktuar që do të garojmë vetë”, u shpreh Tahiri. Sa i përket listës së kandidatëve, ai nuk dha shumë detaje, përveç kandidatit për kryeministër, që sipas tij do të jetë Ardian Gjini.

“Fillimisht është kandidati për kryeministër, i cili është ndryshe, ndërsa një numër i madh emrash po e lë të shihet nesër, kur të publikohet lista e Aleancës. Megjithatë, do të ketë shumë risi”, shtoi ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati shtatë ditor ka nisur më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj 2026.

Gjatë kësaj periudhe, të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës janë të obliguara ta njoftojnë KQZ-në, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, mospjesëmarrjen apo formimin e koalicioneve./eo/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.