🌦️
Tiranë 27°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,336 ▲ +0.49% ETH $2,534 ▲ +3.29% XRP $1.3712 ▲ +3.29% SOL $102.1300 ▲ +2.74%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Taksat e larta, nafta dhe skanimi ulin konkurrueshmërinë e biznesit të transportit në rajon

Shqipëria ka humbur konkurrueshmërine e saj sa i përket transportit të mallrave si në rrugë tokësore, ashtu edhe detare. Barra e lartë fiskale, çmimi i naftës, por edhe tarifa e skanimit ( 22 euro/deklaratë) kanë dhënë efekte jo të vogla në ofrimin e këtij shërbimi. Këto shqetësime operatorët e këtij tegu ia kanë përcjellë edhe Këshillit të Investimeve, të cilit i kërkohet që të ndërhyhet duke garantuar investime të qëndrueshme në infrastrukturë për të garantuar kushte të barabarta me vendet e tjera të rajonit.

Genc Mataj, drejtuesi i shoqërisë së transporit “Pelikan” me qendër në Durrës thotë se prej të paktën dy vjetësh në tregun e transportit të mallrave tranzi po ndihen efektet e rritjes së barrës fiskale.
Në rastin e tarifës së skanimit 22 euro/deklarata, biznesi ngre shqetësimin se pagesa e tij nuk shoqërohet me një faturë, por thjesht me mandat pagese dhe kjo është e pakonceptueshme.

Zbatimi i kësaj tarife ka bërë që të paktën me Kosovën kostot e transport të rriten jo pak. “Rreth 62 euro është rritur kostoja e skanimit me Kosovën dhe kjo për shkak të skanimit, por edhe të zbatimit nga ana e tyre e një takse preh 40 euro në terminale. Rritja e kosotove çon në ulje të konkurrueshmërisë”, thonë drejtuesit e kësaj kompanie. Një tjetër efekt është edhe çmimi i naftës që vlerësohet rreth 30% më i lartë në Shqipëri, në krahasim me Maqedoninë apo me Kosovën. Tatimi mbi fitimin më i lartë se në këto dy vende, gjithashtu është një faktor që ka ndikuar te konkurrueshmëria.
“Këto efekte ndihen prej dy vjetësh dhe ne i kemi kërkuar qeverisë që të marrë masa për të ndikuar në mjedisin e të bërit biznes, për ta bërë vendin më atraktiv”, thotë z.Mataj.

Por, Shqipëria arrin të amortizojë këtë situatë falë pozitës së favorshme gjeografike. “Porti i Selanikut në Greqi ka burokraci të lartë, si dhe zbaton kufizime në peshën e ngarkesës që duhet të ketë njësia transportuese e cila nuk lejohet të jetë më e madhe se 40 ton. Porti i Durrësit është më fleksibël dhe ky është padyshim një avantazh. Nga ana porti i Barit në Mal të Zi nuk ka kapacitete oër të përballuar flukste të larta dhe nuk është i krahasueshëm me Portin e Durrësit”, thotë z.Mataj, i cili thekson se investimet e qëndrueshme në portin më të madh të vendit janë domosdoshmëri.

Në raportin teknik që Këshilli i Investimeve përgatiti për incentivat, për nxitjen e investimeve theksohej se portet detare konsiderohen si një avantazh i rëndësishëm në lidhje me vendet e tjera të rajonit, sa i përket mundësisë së lidhjes me tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, raporti thekson se edhe avantazhi që sjell pozita gjeografike e vendit në raport me vendet e tjera të rajonit nuk po shfrytëzohet si duhet, ku problematike vlerësohet barra e shtuar nga skanimi në dogana.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.