Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 69.68 ▲0.26%
ARI 3,989 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $59,150 ▼ -0.83% ETH $1,592 ▲ +0.01% XRP $1.0507 ▲ +0.11% SOL $75.2600 ▲ +1.39%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.68 ▲0.26 % ARI 3,989 ▼1.24 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.68 ▲0.26 % ARI 3,989 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Sporti

Talenti shqiptar nënshkruan me Fenerbahçen

Eljif Elmas ka nënshkruar kontratë me Fenerbahçen. Futbollisti i ri nga Shkupi, Eljif Elmas, i cili u transferua nga Rabotniçki i Maqedonisë në Fenerbahçe, ka nënshkruar kontratë me klubin nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Eljif Elmas, nënshkroi kontratë 3 vjeçare me Fenerbahçe-n në stadiumin Ülker, ndërsa ishin të pranishëm edhe babai, vëllai i tij si dhe nënkryetari i klubit, Şekip Mosturoğlu.

Mosturoğlu, në deklaratën e tij tha se që nga muaji korrik kanë filluar bisedimet në lidhje me Elmas. Ai tha se kanë arritur në marrëveshje pas përfundimit të sezonit për transferime. “Ne shpresojmë që ky nënshkrim të jetë i dobishëm për futbollistin tonë dhe Fenerbahçe-n. Kur bisedonim me atë ishte më i ri se 18 vjeç. Këtë javë i mbushi 18 vjeç”, tha ai.

Nga ana tjetër ylli i ri i klubit verdhë e kaltër, Eljif Elmas tha se “Jam shumë i lumtur që kam ardhur në një klub, në një familje të këtillë. Fenerbahçe është një klub i madh. Shpresoj të qëndroj shumë vite në Fenerbahçe. Dëshiroj të bëj gjëra të mira. Shpresoj që këtë vit të jemi kampion”

Ai në fjalën e tij rikujtoi edhe ndihmën e ish-basketbollistit të Fenerbahçe-s, Pero Antiç në transferimin e tij. “Pero Antiç u bë një shok i mirë i imi. Më tregoi se Fenerbahçe është një klub i madh”, u shpreh Elmas

Pasi transferimi i tij u bë me vonesë për shkaqe objektive, Elmas nuk do të mund të luajë në pjesën e parë të këtij sezoni.

Elmas i cili ishte transferuar më herët në klubin turk Fenerbahçe nga Rabotniçki i Maqedonisë, nuk arriti të nënshkruajë kontratë për shkak se nuk kishte mbushur moshën 18 vjeçare.

Ndërsa Fenerbahçe bëri kërkesë tek FIFA që të mund të nënshkruajë kontratë me futbollistin nga Shkupi pasi që të festojë ditëlindjen e 18’të. FIFA më 19 shtator pranoi kërkesën e Fenerbahçes.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.