🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.35 ▼0.11%
ARI 3,957 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,822 ▼ -2.06% ETH $2,254 ▼ -1.24% XRP $1.2506 ▼ -0.14% SOL $92.0700 ▼ -2.84%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,957 ▼0.31 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,957 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Sporti

Taremi akuzon FIFA-n dhe Infantino-n: Ky Botëror një katastrofë, na premtuan se gjithçka do të sistemohej, por s’ndodhi asgjë!

Mehdi Taremi është lojtari simbol i Iranit dhe si i tillë ka mbajtur një qëndrim të fortë karshi FIFA-s dhe presidentit të saj në fund të ndeshjes mes ekipit të tij dhe Egjiptit, ku VAR u kthye në protagonist absolut.

“Ky Botëror është një katastrofë. E them këtë me bindje pasi FIFA duhet të jetë këtu për të sistemuar gjërat, por deri më tani nuk ka bërë asgjë”, nis sulmin e tij bomberi i Iranit.

33-vjeçari tregon bisedat e bëra mes kombëtares aziatike dhe vetë numrit një të FIFA-s. “Zoti Infantino na vizitoi pas ndeshjes së parë që zhvilluam përballë Zelandës së Re dhe në dhomat e zhveshjes na premtoi se ishte vetëm fillimi dhe se gjithçka do të sistemohej. Por faza e grupeve përfundon nesër dhe asgjë nuk ka ndryushuar”, tregoi Taremi.

Sulmuesi rrëfen për vështirësitë që i kanë sjellë delegacionit të Iranit konflikti luftarak. “Të gjithë ata që duhet të na ndihmonin me logjistikën nuk kanë mundur që të pajisen me viza. Si është e mundur që ne pas ç’do takimi duhet që të fluturojmë drejt Tijuana-s? I dashurojmë njerzit atje ashtu si dashurojmë të gjithë Mekskikën. Ne jemi profesionistë dhe marrim pjesë në një event profesionist, kjo që po na ndodh nuk është e drejtë”, akuzoi Taremi. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.