☁️
Tiranë 21°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 94.90 ▼7.21%
ARI 4,687 ▲2.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $82,370 ▲ +1.38% ETH $2,409 ▲ +0.89% XRP $1.4479 ▲ +2.63% SOL $89.6600 ▲ +5.15%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 94.90 ▼7.21 % ARI 4,687 ▲2.59 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 94.90 ▼7.21 % ARI 4,687 ▲2.59 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Ekonomia

Tarifa në Rrugën e Kombit, MIE: Matje të reja për të diferencuar përdoruesit e shpeshtë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se do të ketë matje të reja në Rrugën e Kombit për të identifikuar ata që do të njihen si frekuentues të shpeshtë. Deklaratën e bëri zv.ministri Artan Shkreli në një takim me banorët e Tropojës. 

Shkreli u njoh nga afër me pretendimet e banorëve për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit dhe propozimet e tyre për të zbutur efektin mbi komunitetin lokal.

“Për sa u përket atyre që nuk përdorin makinat private dhe këtu fus njerëz që janë shumë në nevojë, fus studentë, njerëz që marrin transportin publik apo të moshuarit, natyrisht kjo do të ketë një trajtim të veçantë dhe preferencial. Gjithashtu, për përdoruesit e shpeshtë do të shohim një formulë që këta njerëz, siç foli dhe zotëria që shkon disa herë në muaj në Tiranë apo që shkojnë shumë herë në vit, se nuk është e thënë të shkojnë patjetër dy herë në javë, të krijojmë një fashë për këta njerëz dhe mënyrën si identifikohen ata tek pjesa ku paguan. Do të bëjmë dhe disa matje të tjera për të kuptuar se çfarë do të thotë përdorues i shpeshtë i rrugës”, u shpreh Shkreli.

Gjatë vizitës në Tropojë, zv.ministri Shkreli u prit në një takim edhe nga Kryebashkiaku Besnik Dushaj me të cilin diskutoi mbi çështjen e infrastrukturës dhe procesin e negociatave mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare referuar mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

“Besoj se do të arrijmë në një formulë të atillë që, nga njëra anë, tarifa të paguhet por nga ana tjetër, njerëzit pra shtresat apo grupet e ndryshme, të cilët nuk e kanë këtë mundësi, të lehtësohen në këtë pagesë. Problemi është që ne, dhe këtë nuk e them për Rrugën e Kombit, duhet të mësohemi se ajo që ndodh në botë ndodh edhe tek ne, por ne jemi me një hap vonesë qoftë në të mirat apo edhe efektet anësore që kanë”, nënvizoi Shkreli.

Këto konsultime të drejtuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të vazhdojnë edhe në bashkitë e tjera të Qarkut të Kukësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.