☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Tarifa për “Rrugën e Kombit”, Dhomat e Tregtisë: Dënojmë aktet vandale ndaj sipërmarrjes

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dënoi dje aktet e dhunës së ushtruar në protestën e mbajtur të shtunën kundër tarifës për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.

Në një konferencë për shtyp, Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, deklaroi se dënojmë çdo akt vandal të ushtruar ndaj kujtdo sipërmarrjeje në vend.

Aktet e dhunës ndaj sipërmarrjes private, sipas saj, janë të patolerueshme.

“Të hapet dialogu mes qeverisë dhe sipërmarrjes për të parë skemat e lehtësimit për përdoruesit e shpeshtë. Kemi pasur takim me firmën koncesionare e cila na informoi mbi mundësitë dhe hapësirat që mund të ketë sipërmarrja. Kundërshtojmë me forcë dhunën dhe vandalizmin ndaj çdo sipërmarrësi privat”, tha Muçostepa.

Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka bëri të ditur se analiza për përcaktimin e tarifës së mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor është bërë nga një institucion ndërkombëtar financiar, që është IFC dhe është mbështetur mbi koston për mirëmbajtjen e tunelit si dhe investimin në pjesën Kukës-Morinë.

“Dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne e neglizhojmë këtë fakt atëherë secili prej nesh duhet ta braktisë këtë vend. Nuk mund të kundërshtojmë një taksë pa bërë një analizë. ‘Rruga e Kombit’ është tashmë një procedurë 10-vjeçare e dështuar, nuk është hera e parë që tentohet të jepet me koncesion. Nëse i hidhemi në sulm një sipërmarrësi që ka financuar një shumë të konsiderueshme në këtë objekt koncesioni, atëherë ne i bie që mbajmë njërën anë. Politika duhet të qëndrojë larg”, u shpreh Jaka.

Kreu i DHTI së Tiranës, theksoi se do të mund të negociohet me koncesionarin pas një periudhe 6-mujore për uljen e tarifës, duke analizuar edhe frekuencën e lëvizjeve për përdoruesit e shpeshtë tregtarë.

“Nuk mund të quhet asnjë sipërmarrje oligark. Duhet të zbatojmë ligjet dhe të arrijmë standardet”, deklaroi Jaka.

Sipas tij, djegia e kabinave në tunelin e Thirrës përcolli një mesazh negativ dhe do të ketë ndikim edhe tek investitorët e huaj që mund të jenë duke konsideruar investimin në Shqipëri.

“Ka ardhur momenti të heqim dorë nga sloganet që nuk i shërbejnë as sipërmarrjes e as qytetarit”, vuri në dukje Jaka.

Sipërmarrja shqiptare, theksoi ai, është e orientuar drejt kostove të lira në mënyrë që të jemi edhe konkurrues.

Ndërsa kreu i shoqatës së Biznes Albanias, Luan Bregasi tha se jemi këtu për të mbrojtur sipërmarrjen. Kosto e tarifës, tha ai është përcaktuar pasi është pasur parasysh investimet që do të kruhen përgjatë këtij aksi në disa pika që konsiderohen si të rrezikshme.

“Për kompanitë që do të kenë trafik të dendur në shkëmbimet tregtare me Kosovën, tarifat do të rinegociohen në ato nivele që do të jenë të përballueshme për kompanitë që operojnë në Kosovë”, deklaroi Bregasi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.