🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,038 ▼ -1.88% ETH $1,571 ▼ -6% XRP $1.0963 ▼ -3.21% SOL $62.8600 ▼ -5.46%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet : 36 mijë biznese në Tiranë me status pasiv

Janë rreth 36 mijë biznese në Tiranë, të cilat rezultojnë me status pasiv, çka nënkupton se të paktën prej 1 viti ata nuk ushtrojnë aktivitet. Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve në Përmbushje të Detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji i ri i procedurave tatimore ka nisur publikimin e regjistrit pasiv të biznesëve. Nga lista prej 91 mijë biznesesh që janë klasifikuar në statusin pasiv  më shumë se një e treta e tyre ose 35 767 biznese ushtrojnë aktivitet në Tiranë.

Sipas ligjit të procedurës tatimore, administrata tatimore transferon regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, që mbahet nga administrata tatimore, në rast se biznesi nuk ushtron veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm dhe nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm.

Gjithashtu sipas kritereve të reja që janë vënë në vitin 2014 në ligjin e Procedurës biznesi që deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare, përfshihet nga tatimet në statusin pasiv.

Po sipas ligjit të procedurave për të gjithë periudhën e qëndrimit në regjistrin pasiv, ndaj tatimpaguesit nuk llogariten gjoba për mosdeklarim tatimor. Administrata tatimore, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e transferimit të regjistrimit në regjistrin pasiv, njofton tatimpaguesin me shkrim. Transferimi i regjistrimit tatimor nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv nuk eliminon detyrimin tatimor ekzistues dhe nuk e ndalon administratën tatimore për vlerësimin ose mbledhjen e detyrimit tatimor, pas transferimit në regjistrin pasiv.

Administrata tatimore, automatikisht, transferon regjistrimin nga regjistri pasiv në regjistrin aktiv, kur tatimpaguesi rifillon veprimtarinë, dorëzon të gjitha deklaratat tatimore dhe kryen të gjitha pagesat e kërkuara.

Administrata tatimore qendrore me ligj është detyruar të publikojë në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe mban të përditësuar listën e tatimpaguesve që janë në regjistrin pasiv.
Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.