☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,593 ▼ -2.07% ETH $2,680 ▼ -2.47% XRP $1.4832 ▼ -3.63% SOL $119.3000 ▼ -2.04%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet

Nga paraburgimi, ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për përplasjen mes GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke e cilësuar situatën si një konflikt që po sjell shtyrjen dhe anulimin e dhjetëra seancave gjyqësore.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Meta ngre shqetësimin për zvarritjen e proceseve dhe pasojat që, sipas tij, kjo përplasje ka për të drejtën e mbrojtjes dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

Reagimi i Ilir Metës:

“Konflikti absurd midis GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka sjellë anulimin dhe shtyrjen e gjykimit për dhjetëra çështje vetëm pranë GJKKO të Shkallës së Parë.

Kjo situatë absurde e paralajmëruar që në fund të korrikut duhej të ishte parandaluar me kohë si përmes dialogut, por edhe ndërhyrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe aktorëve të tjerë.

Përveç humbjeve të konsiderueshme financiare të shtetit dhe palëve të interesuara, ka sjellë edhe zvarritjen e proceseve gjyqësore, që është element i gjykimit të drejtë dhe të rregullt.

Vendosja e avokatëve në një presion të dyfishtë si nga GJKKO Shkallë e Parë edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, cenon jo vetëm të drejtat e tyre, por drejtpërdrejt të drejtat thelbësore të qytetarëve të përfshirë në proceset penale.

Roli i avokatëve në funksion të procesit të rregullt ligjor është i pazëvendësueshëm.

Edhe në diktaturë ka pasur gjyqtarë dhe prokurorë, por demokracia dhe shteti i së drejtës, dallon ndër të tjera nga diktatura se siguron të drejtën e mbrojtjes me avokat.

Ky konflikt i stisur dhe arbitraritet i shërben vetëm lojërave politike dhe minon besimin publik te drejtësia dhe sistemi gjyqësor”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.