☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.90 ▲0.31%
ARI 4,191 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $61,337 ▲ +1.92% ETH $1,699 ▲ +5.02% XRP $1.0880 ▲ +2.86% SOL $81.0100 ▲ +3.7%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.90 ▲0.31 % ARI 4,191 ▲1.59 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.90 ▲0.31 % ARI 4,191 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Libri

Të pathënat mbi incidentin e Kanalit të Korfuzit

Historiani Paskal Milo, vjen për lexuesin me një botim të ri, “Të vërtetat e fshehura. Incidenti në Kanalin e Korfuzit”, botim i shtëpisë botuese “Toena”. Sipas autorit, shtysa për të shkruar këtë libër ka qenë e hershme. “Në ditët e ftohta të prillit 1994, u ndodha në Moskë, për kërkime arkivore në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë… 

Për herë të parë, në dosjet e panumërta që konsultova gjeta versione të tjera nga ato që kishim qenë të detyruar të dinim e të mësonim. Isha i bindur se do të gjeja diçka tjetër edhe për ngjarjen që ishte njohur me emrin e incidentit të Kanalit të Korfuzit”, shkruan autori në hyrjen e botimit. 

“Thesari” i gjetur në Moskë, u pasurua me dëshmi e nga burime të tjera arkivore, para së gjithash me ato britanike. Kërkimet vijuan në Londër e më pas në Uashington e në Paris, për të mos lënë jashtë vëmendjes arkivat shqiptarë, në skutat e të cilëve ruheshin të paprekura e të panjohura, mjaft dëshmi autentike, si dhe janë shfrytëzuar burimet arkivore jugosllave. Referuar të rejave që ka sjellë në këtë botim, Milo thotë se fillimisht lexuesi do të gjejë histori ndryshe nga sa është njohur vite më parë për incidentin e për rrjedhojat që ai solli në marrëdhëniet shqiptaro-britanike. 

“Do të ndeshen me dokumente që nuk kanë nevojë për komente për t’u “përkthyer” dhe për t’u kuptuar. Në libër ka fakte dhe argumente se incidentet në Kanalin e Korfuzit, nuk ishin ngjarje të rastit, por ato u gatuan nga të dyja palët, se përgjegjësia nuk është e njëanshme, por e dyanshme”, thotë ai duke shtuar se për herë të parë lexuesi do të mësojë se si dhe kur u vendosën minat në bregdetin jugor të Shqipërisë, se cila ishte prapaskena politike e incidentit dhe pse qeveritë e të dyja vendeve i fshehën Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë disa dokumente që mund t’i kishin dhënë asaj arsye për një vendim tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.