Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave
Policia e Torontos vijon kërkimet për autorin ose autorët e përfshirë në të shtënat me armë zjarri në një festival të muzikës latine, ku humbën jetën dy persona dhe katër të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje gjatë “Festivalit të Salsës St. Clair”, një aktivitet rrugor që kishte mbledhur më shumë se 13 mijë persona. Për shkak të incidentit, dita e fundit e festivalit, e planifikuar për të dielën, u anulua.
Sipas policisë, në vendngjarje janë gjetur dy armë zjarri, ndërsa dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy personave. Zëvendësshefi i Policisë së Torontos, Frank Barreto, tha se ende nuk është e qartë nëse personat e vrarë ishin të përfshirë në përplasjen me armë dhe nuk përjashtoi mundësinë që të ketë më shumë autorë.
“Deri më tani, nuk është bërë asnjë arrestim”, deklaroi Barreto, duke e cilësuar situatën si komplekse dhe kaotike. Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve të festivalit që të dorëzojnë çdo material filmik apo fotografi që mund të ndihmojë hetimin.
Kryeministri kanadez Mark Carney reagoi për ngjarjen, duke shprehur tronditjen e tij për incidentin. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.
I am horrified by the shooting that has killed two people at the Salsa on St. Clair Festival in Toronto. My prayers are with the families grieving their loved ones, those who are in critical condition, and everyone who has been affected by this horrific event. My thanks to…


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.