☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,540 ▲ +0.56% ETH $2,250 ▲ +1.52% XRP $1.2596 ▲ +2.99% SOL $96.8200 ▲ +2.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

TEC-i i Vlorës, MIE: Pezullimi i koncesionit në funksion të transparencës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se ka pezulluar procedurën e dhënies me koncesion të termocentralit të Vlorës, me qëllim shqyrtimin dhe sqarimin e palëve të interesuara.

MIE reagoi sot përmes një deklarate për shtyp, lidhur me lajmet e publikuara në media për procedurën e dhënies me koncension të termocentralit të Vlorës.

“Në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, nisur nga qëllimi dhe parimet e ligjit, për nxitjen e pjesëmarrjes dhe rritjen e transparencës dhe konkurrueshmërisë në këtë procedurë konkurruese, MIE ka pezulluar procedurën me qëllim shqyrtimin dhe sqarimin e palëve të interesuara në lidhje me kërkesat e paraqitura prej tyre në AK, me synim mundësimin e pjesëmarrjes të sa më shumë ofertuesve në këtë objekt procedurë koncesionare, i cili është mjaft i rëndësishëm për sistemin elektro-energjetik shqiptar dhe zhvillimin e sektorit të gazit në Shqipëri”, thuhet në këtë deklaratë.

Më tej, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se, “në dokumentet e procedurës konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të termocentralit të Vlorës, ka qenë parashikuar një vizitë në terren, me datë 15 janar 2019, në të cilën morën pjesë 27 përfaqësues nga shoqëri të interesuara”.

“Shumicës së këtyre shoqërive (23) pasi kanë plotësuar dhe dorëzuar Formularin e Konfidencialitetit i është dhënë aksesi në Bazën e të Dhënave (Data Room), administruar nga Konsulenti i angazhuar në këtë procedure – Roland Berger, në të cilat ndodhen të dhëna teknike dhe financiare rreth termocentralit ekzistues të Vlorës”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë.

Pas vizitës në terren, MIE shprehet se, “nga ana e operatorëve ekonomikë të interesuar janë bërë tashmë 48 kërkesa për sqarime, kryesisht të karakterit teknik, duke kërkuar informacione shtesë por dhe të karakterit ligjor, që kanë të bëjnë me formën e Kontratës Koncesionare (ROT) për termocentralin dhe ndërtim, forma (BOT) për tubacionin e gazit, që ndikon në hartimin e “Business Plan” të shoqërive”.

Procedura e dhënies së Koncesionit/PPP, nisur nga këto kërkesa, sipas MIE-s, është pezulluar përkohësisht dhe Komisioni është duke vlerësuar të gjitha kërkesat e paraqitura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.