☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.04 ▼0.09%
ARI 4,072 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,506 ▲ +3.43% ETH $2,430 ▲ +6.12% XRP $1.3104 ▲ +2.44% SOL $95.7500 ▲ +2.56%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.04 ▼0.09 % ARI 4,072 ▼0.02 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.04 ▼0.09 % ARI 4,072 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli ashpërson rregullat për sulmet në Rripin e Gazës

TEL AVIV, 4 gusht /ATSH-DPA/- Izraeli ka ashpërsuar rregullat për kryerjen e sulmeve ndaj anëtarëve të Hamasit në Rripin e Gazës, raportuan sot mediet izraelite.

Sipas gazetës “Haaretz”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, duhet të japë miratimin paraprak, për çdo sulm ndaj anëtarëve të Hamasit, përveç rasteve kur ushtarët përballen me një kërcënim të menjëhershëm.

Raporti thekson se udhëheqja politike e Izraelit ka ndryshuar udhëzimet përkatëse.

Më herët, miratimi i disa komandantëve ishte i mjaftueshëm për autorizimin e sulmeve.

Sipas “The Times of Israel”, si pasojë e këtyre rregullave të reja, numri i sulmeve në Rripin e Gazës ka rënë ditët e fundit.

Ndërkohë, një plan i hartuar nga Bordi i Paqes i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, parashikon ndërprerjen e plotë të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, si edhe dorëzimin e armëve nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura.

Ky bord u krijua nga presidenti amerikan Donald Trump dhe ka për detyrë të mbikëqyrë rindërtimin e Rripit të Gazës dhe vendosjen e rendit pas luftës në territorin palestinez.

Egjipti, Katari dhe Turqia, që ndërmjetësojnë në konflikt, kanë dënuar së fundmi sulmet izraelite në zonën e shkatërruar nga lufta.

Megjithëse armëpushimi në luftën e Gazës është zyrtarisht në fuqi që nga tetori i vitit 2025, përplasjet vdekjeprurëse dhe sulmet vazhdojnë.

Javët e fundit, ushtria izraelite ka vrarë vazhdimisht persona të dyshuar si anëtarë të Hamasit dhe të organizatës Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ). /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.