☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.04 ▼0.09%
ARI 4,072 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,506 ▲ +3.43% ETH $2,430 ▲ +6.12% XRP $1.3104 ▲ +2.44% SOL $95.7500 ▲ +2.56%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.04 ▼0.09 % ARI 4,072 ▼0.02 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.04 ▼0.09 % ARI 4,072 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV -Netanyahu: Izraeli nuk e ka pranuar planin amerikan për Gazën

TEL AVIV, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk e ka pranuar planin për Gazën, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse ka marrë garanci se tërheqja e forcave izraelite nga territori palestinez do të ndodhë vetëm pasi Hamasi të çarmatoset plotësisht.

Në një video të publikuar gjatë natës në rrjetet sociale, Netanyahu tha se ekipi i presidentit amerikan Donald Trump beson se mund të arrijë çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës.

“Po e shqyrtojmë këtë mundësi. Ata na dërguan një projekt-marrëveshje, por ne nuk e kemi pranuar, sepse nuk është projekti ynë. Ne ua kemi përcjellë komentet dhe vërejtjet tona”, deklaroi ai.

Sipas Netanyahut, gjatë takimit të zhvilluar të hënën me “Bordin e Paqes” të administratës Trump, organi i ngarkuar me zbatimin e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën, ai mori garanci se ushtria izraelite nuk do të detyrohet të largohet nga pozicionet aktuale në Rripin e Gazës derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht.

Aktualisht, Izraeli kontrollon mbi 60 për qind të territorit të Gazës.

Nga ana tjetër, Hamasi njoftoi të premten se kishte pranuar marrëveshjen e shpallur nga presidenti Trump.

Sipas versionit të publikuar nga “Bordi i Paqes”, marrëveshja parashikon ndërprerjen e operacioneve ushtarake nga të dyja palët, çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza.

Megjithatë, deklaratat e Netanyahut tregojnë se ende ekzistojnë dallime të rëndësishme mes palëve lidhur me tekstin përfundimtar të marrëveshjes.

Netanyahu, i cili synon të fitojë një mandat të ri në zgjedhjet parlamentare të tetorit, po përballet edhe me presion të fortë nga partnerët e tij të ekstremit të djathtë në koalicionin qeverisës.

Ata kanë kundërshtuar publikisht marrëveshjen e propozuar dhe kanë kërkuar që qeveria ta hedhë atë në votim për ta refuzuar zyrtarisht. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.