Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 84.74 ▲0.47%
ARI 4,087 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,298 ▲ +1.78% ETH $1,920 ▲ +1.29% XRP $1.1416 ▲ +2.88% SOL $77.9700 ▲ +0.65%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.74 ▲0.47 % ARI 4,087 ▲0.26 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.74 ▲0.47 % ARI 4,087 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
22 Jul 2026
Breaking
Kronika

Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë, duke sekuestruar rreth 46 kilogramë kanabis sativa.

Operacioni i koduar “Suitcases”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, çoi në zbulimin e dy valixheve të mbushura me 89 paketime kanabis, në formë xhelatine, me vlerë tregu rreth 250 mijë euro.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë K. Gj., 34 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë A. Gj., 31 vjeçe dhe L. Sh., 40 vjeçe.

Policia njofton se hetimet po vijojnë me metoda speciale, për të identifikuar dhe vënë përpara drejtësisë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, operacioni policor i koduar “Suitcases”.

Goditet një rast tentativë për trafikimin e rreth 46 kg lëndë narkotike cannabis sativa nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetase.

Sekuestrohen 89 paketime me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 46 kg, me vlerë tregu rreth 250 000 euro.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, të kryera mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, finalizuan operacionin policor të koduar “Suitcases”, duke goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Gjatë operacionit u konstatuan dy valixhe, brenda të cilave ndodheshin 89 paketime të mbyllura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, në formën e xhelatinës, me peshë totale rreth 46 kilogramë, me vlerë tregu rreth 250 000 euro.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë K. Gj., 34 vjeç, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe.

Vijojnë hetimet, me përdorimin e metodave speciale të hetimit, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.