☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,176 ▲0.79%
NASDAQ 26,178 ▲0.42%
NAFTA 87.19 ▲0.41%
ARI 4,675 ▲2.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,524 ▲ +6.57% ETH $2,418 ▲ +3.33% XRP $1.3810 ▲ +4.02% SOL $91.7500 ▲ +4.74%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,176 ▲0.79 % NASDAQ 26,178 ▲0.42 % NAFTA 87.19 ▲0.41 % ARI 4,675 ▲2.26 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,176 ▲0.79 % NASDAQ 26,178 ▲0.42 % NAFTA 87.19 ▲0.41 % ARI 4,675 ▲2.26 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Thaçi tregon si u evitua konflikti me Serbinë në 2017: Ishte çështje minutash, jo orësh

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer se në janar të vitit 2017, gjatë incidentit me trenin serb që po udhëtonte drejt Kosovës, vendi ishte shumë pranë një përplasjeje të drejtpërdrejtë me Serbinë.

Në intervistën ekskluzive për Debat Plus me Ermal Pandurin, Thaçi ka thënë se trupat kosovare ishin pozicionuar përgjatë kufirit dhe se situata ishte çështje minutash.

Sipas tij, për zhvillimet ishin alarmuar edhe Uashingtoni dhe Brukseli, ndërsa KFOR-i ishte mobilizuar.

Thaçi ka deklaruar se informacionet e mekanizmave të sigurisë së Kosovës tregonin se treni nuk përbënte vetëm një lëvizje simbolike, por se në të kishte edhe persona të kamufluar si civilë, të cilët ai i përshkroi si pjesëtarë të strukturave paramilitare.

“Ishim në prag të shpërthimit të konfliktit, mesdita po kalonte, treni po i afrohej kufirit të Kosovës, trupat kosovare po pozicionoheshin përgjatë kufirit ku pritej të vinte treni. Ishte punë minutash, jo orësh”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se për situatën kishte biseduar në telefon me atë kohë zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden, të cilit i kishte shprehur shqetësimin dhe vendosmërinë e Kosovës për të mos lejuar, siç e quajti ai, provokimin nga Beogradi.

Sipas Thaçit, Biden i kishte kërkuar të tregohej i matur, por njëkohësisht nuk e kishte mohuar të drejtën e Kosovës për të marrë vendime autonome.

“Më tha se do të fliste me Vuçiqin, do të kërkonte edhe nga ai të sillej përgjegjshëm”, ka rrëfyer Thaçi.

Ai ka thënë se më pas, me ndërmjetësimin amerikan, u zhvillua një bisedë telefonike direkte mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Thaçit, në këtë komunikim u bë e qartë se përgjegjësinë për çdo përshkallëzim do ta mbante pala që do të ndërmerrte hapin e parë.

“Vuçiqi pranoi të ndalë trenin, unë tërhoqa trupat nga pozicionet. Kështu u evitua konflikti i ri. Fitoi racionaliteti përballë aventurës”, ka deklaruar Thaçi.

Incidenti ndodhi më 14 janar 2017, kur një tren i nisur nga Beogradi, me mbishkrime “Kosova është Serbi” në disa gjuhë dhe simbole serbe, ishte nisur drejt Mitrovicës. Treni nuk arriti të hyjë në territorin e Kosovës dhe u kthye në Serbi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.