🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.58 ▼0.53%
ARI 3,947 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,000 ▲ +0.17% ETH $2,272 ▲ +0.88% XRP $1.2696 ▲ +1.46% SOL $92.1000 ▼ -0.05%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Europa

Thahet Danubi, dalin në dritë këmbët e urës së lashtë të Perandorit Kostandin

Niveli i ujit në lumin Danub ka rënë aq shumë sa pjesë të themeleve të Urës së lashtë të Kostandinit kanë dalë në sipërfaqe, duke u ofruar arkeologëve bullgarë një mundësi të rrallë për të studiuar një nga arritjet më mbresëlënëse inxhinierike të Perandorisë Romake, siç e karakterizojnë këtë monument.

Valët e njëpasnjëshme të të nxehtit në Evropë këtë verë po shkaktojnë thatësira të mëdha në shumë zona të kontinentit, duke prekur rrugët kryesore ujore, siç janë lumenjtë Danub dhe Rajn.

‘Për arkeologët, këto janë mundësi jashtëzakonisht të vlefshme sepse natyra zbulon për një kohë të shkurtër një objekt që zakonisht mbetet i fshehur nën ujërat e Danubit’, tha Pavel Popov, nga Muzeu i Historisë Rajonale të Plevenit. ‘Na jepet mundësia e rrallë ta vëzhgojmë, ta dokumentojmë dhe ta studiojmë në mjedisin e tij real’, shtoi ai.

Ura prej guri u ndërtua me urdhër të Perandorit Konstandin I dhe u përurua në vitin 328 pas Krishtit. Ajo lidhte qytetin e lashtë të Ulpia Oiskos me Sucidavën, në Rumaninë e sotme. Me një gjatësi mbi 2 kilometra, ajo konsiderohet si një nga urat më të mëdha të antikitetit, por u përdor vetëm për disa dekada dhe besohet se është shkatërruar rreth vitit 367 pas Krishtit.

Të martën e kaluar, një ekip nga Muzeu i Plevenit kreu fotografi ajrore dhe dokumentim të themeleve të dukshme të urës, pranë fshatit Yigen në Bullgarinë veriore. Studiuesit përdorën mjete ajrore pa pilot për të hartëzuar dhe fotografuar mbetjet e strukturës, duke vlerësuar gjendjen e themeleve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.