☁️
Tiranë 19°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,487 ▼ -0.81% ETH $2,586 ▼ -1.42% XRP $1.3829 ▼ -2.67% SOL $108.9400 ▼ -3.81%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Bota

“The Odyssey” si udhërrëfyes për jetën moderne: Psikologia britanike flet për “mentalitetin e Odisesë”

BRITANI, 19 korrik, ATSH/ Filmi i shumëpritur The Odyssey i Christopher Nolan po rikthen në qendër të vëmendjes jo vetëm epikën e Homerit, por edhe mesazhet e saj të përjetshme. Sipas një analize të publikuar nga The Independent, “Odisea” mbetet një nga veprat më aktuale për të kuptuar sfidat e jetës moderne, duke ofruar mësime mbi qëndrueshmërinë, identitetin dhe aftësinë për të kapërcyer vështirësitë. 

Psikologia klinike dhe studiuesja e letërsisë klasike, Dr. Sam Akbar, autore e librit The Odyssey Mindset, argumenton se udhëtimi i Odiseut është shumë më tepër sesa një aventurë mitologjike. Sipas saj, ai përfaqëson një rrugëtim të zbulimit të vetes dhe të përballjes me humbjen, traumën, dështimin dhe shpresën, përvoja që mbeten universale edhe sot. 

Akbar thekson se “Odisea” trajton tema psikologjike shumë kohë përpara se të ekzistonin konceptet moderne të traumës, qëndrueshmërisë apo identitetit. Ajo e përshkruan poemën si një pasqyrë të natyrës njerëzore, ku gërshetohen gëzimi, dashuria, zemërimi, pikëllimi, suksesi dhe dështimi. 

Sipas autores, edhe pse Odiseu është një personazh moralisht kompleks dhe jo gjithmonë heroik, pikërisht kjo e bën atë të afërt me njeriun e zakonshëm. Mësimi kryesor nuk është përsosmëria, por këmbëngulja dhe aftësia për të vazhduar rrugën drejt “Itakës”, pavarësisht pengesave. Ajo e quan këtë qasje “mentaliteti i Odisesë”, një kombinim i optimizmit realist, durimit dhe vendosmërisë përballë vështirësive.

Interesi për veprën e Homerit është rritur ndjeshëm pas  premierës së filmit të Nolan, ndërsa libri i Akbar propozon shtatë mësime praktike të frymëzuara nga udhëtimi i Odiseut për t’u përballur me sfidat e jetës bashkëkohore. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.