☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,816 ▼ -0.13% ETH $1,775 ▼ -0.91% XRP $1.1377 ▼ -2.99% SOL $81.3700 ▼ -1.02%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Themelohet CEMA: Përgatit profesionistë të zotë në infrastrukturën portuale dhe turizmin detar

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), e cila u themelua dje, do të sigurojë burimet e nevojshme njerëzore për zbatimin e projekteve madhore të qeverisë shqiptare në infrastrukturën portuale dhe turizmin detar, si porti turistik i Durrësit nga EMAAR Group, ai i mallrave në Porto Palermo, porti turistik i Sarandës, i Vlorës, apo i Shëngjinit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare është pjesë e vizionit tonë për zhvillimin e sektorit të detit duke përgatitur profesionistë të rinj dhe të zotë të cilët duan të japin kontributin e tyre.

“Industrisë së detit i kemi dhënë vëmendjen që meriton, përmes një sërë projektesh të cilat do të transformojnë rrënjësisht këtë sektor. Sot hodhëm një tjetër hap përmes themelimit të Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), e cila do të ketë në fokus trajnimin dhe kualifikimin e të rinjve në industrinë e detit, duke përgatitur kështu profesionistë të zotë në këtë sektor kyç për ekonominë e vendit”, tha ajo.

Sipas Ballukut, asnjë projekt, asnjë strategji, asnjë ide nuk mund të jetë e suksesshme nëse ne nuk kemi burime njerëzore.

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare është një iniciativë e Autoritetit Portual Durrës me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Sekretariatit Rajonal të Transportit.

Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare, tha kreu i APD-së, Pirro Vengu, do të jetë pikë së pari një shkollë profesionale, një instrument bashkëpunimi rajonal në funksion të zbatimit të standardeve europiane në fushën e shërbimeve portuale, si dhe një strukturë mbështetëse për sipërmarrjet novatore në logjistikën portuale, ekonominë blu dhe mjedisin detar.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe drejtori i komunitetit të Transportit pranë Sekretariatit Rajonal, Matej Zakonjsek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.