🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.04 ▲0.6%
ARI 3,933 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,844 ▼ -1.87% ETH $2,254 ▼ -1.55% XRP $1.2524 ▼ -0.06% SOL $92.1600 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.04 ▲0.6 % ARI 3,933 ▼0.93 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.04 ▲0.6 % ARI 3,933 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Boterori

“Tifozët nuk duhet të humbasin besimin pas barazimit, duhet të mbështetemi më shumë te Kane”

Barazimi pa gola ndaj Ganës vazhdon të krijojë pakënaqësi te skuadra angleze, që ruan kreun e grupit në Kupën e Botës. Trajneri Thomas Tuchel shprehet se skuadra duhet të ndihmojë më shumë Harry Kane në sulm, duke përmendur shembullin e Argjentinës dhe Francës.

“A mbështetet Argjentina shumë te Lionel Messi dhe Franca te Kylian Mbappe? Kjo është ajo që është, janë lojtarë të klasit botëror që normalisht bëjnë atë që bëjnë. Ne kishim tre golashënues të ndryshëm në ndeshjen e pare. Të mbështetesh te Harry është një gjë e natyrshme sepse ai e do përgjegjësinë dhe e merr atë”, tha Tuchel.

Më tej, Tuchel tha: “Është një turne i gjatë. Djemtë provuan gjithçka ndaj Ganës, luajtën me energjinë e duhur. E di që është një ndeshje e ndryshme dhe nëse një skuadër përpiqet të luajë dhe të vrapojë kundër një blloku të thellë dhe nuk gjen hapësira, është e vështirë të krijosh raste dhe mund të jetë e vështirë për t’u parë”.

“Mendoj se gjithmonë përpiqemi të argëtojmë, por shpresoj që tifozët të mos e humbasin besimin. Është një rrugë e gjatë për të bërë. Kemi një ekip që beson te vetja, ndaj edhe tifozët duhet të besojnë e të na mbështesin. Do të jemi gati për sfidën e radhës”, deklaroi Thomas Tuchel.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.