☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,063 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.39% ETH $2,359 ▲ +1.92% XRP $1.3351 ▲ +2.77% SOL $101.7100 ▲ +1.42%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Tirana hyn në hartën e koncerteve globale me Kanye West

TIRANË, 12 korrik, ATSH/ Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut shqiptar dhe të fansave të muzikës moderne. Tirana përjetoi një moment historik me koncertin e parë të Kanye West në Shqipëri, një ngjarje që shënoi jo vetëm debutimin e artistit në vend, por edhe një etapë të re për skenën e eventeve ndërkombëtare në kryeqytetin shqiptar.

Mijëra spektatorë mbushën hapësirën e koncertit, ndërsa fansa nga Shqipëria, Kosova, rajoni, dhe vende të tjera si Greqia, Ialia, Bullgaria, Spanja etj, udhëtuan drejt Tiranës për të ndjekur nga afër performancën e një prej artistëve më me ndikim të muzikës bashkëkohore.
Që në orët e para të mbrëmjes, atmosfera u karakterizua nga entuziazmi, dhe pritshmëritë e larta për një spektakël të pazakontë.

Me një repertor që përfshiu disa prej hiteve më të njohura të karrierës së tij, Kanye West dhuroi një performancë që u shoqërua me efekte vizuale, ndriçim spektakolar dhe një energji që mbajti publikun të angazhuar gjatë gjithë mbrëmjes. Çdo këngë u shoqërua nga mijëra zëra që këndonin duke krijuar një atmosferë fantastike.

Koncerti u kthye shpejt në një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ku foto dhe video nga mbrëmja u shpërndanë gjerësisht, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Për shumë pjesëmarrës, kjo ishte më shumë se një performancë muzikore; ishte një ngjarje që tregoi se Tirana është tashmë e aftë të presë artistë të kalibrit botëror dhe evente me ndikim global.

Përtej aspektit artistik, organizimi i koncertit solli një fluks të madh vizitorësh, duke gjallëruar sektorin e turizmit, hotelerisë, gastronomisë dhe shërbimeve në kryeqytet. Bizneset lokale përfituan nga prania e mijëra vizitorëve, ndërsa qyteti u promovua si një destinacion i rëndësishëm për organizimin e aktiviteteve të mëdha kulturore dhe argëtuese.

Koncerti i Kanye West konsiderohet tashmë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri dhe një moment që e vendosi Tiranën në qendër të hartës ndërkombëtare të muzikës live. Për ata që ishin të pranishëm, ishte një natë e paharrueshme; për ata që e ndoqën nga larg, një dëshmi se kryeqyteti shqiptar mund të jetë fare mirë skenë e spektakleve të përmasave globale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.