☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 93.57 ▼3.14%
ARI 4,507 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,006 ▼ -1.67% ETH $2,074 ▼ -1.64% XRP $1.3319 ▼ -1.76% SOL $83.8700 ▼ -1.76%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.57 ▼3.14 % ARI 4,507 ▼0.35 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 93.57 ▼3.14 % ARI 4,507 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Ekonomia

Tirana mes destinacioneve më ekonomike për pushime në Evropë në 2026

Pushimet verore janë afër dhe bashkë me temperaturat e larta rikthehet edhe një tjetër shqetësim për qytetarët europianë: rritja e ndjeshme e kostove të udhëtimit. Nga çmimet më të larta të fluturimeve dhe karburantit të avionëve, deri te anulimet masive të fluturimeve dhe shpenzimet në rritje për akomodim, vera e vitit 2026 po rezulton më e kushtueshme për turistët.

Megjithatë, pavarësisht pasigurive ekonomike dhe tensioneve gjeopolitike, evropianët nuk duket se po heqin dorë nga pushimet. Ata thjesht po ndryshojnë mënyrën se si udhëtojnë.

Sipas raportit vjetor të Trendeve të Udhëtimit 2026 të Institutit të Ekonomisë Mastercard (MEI), Evropa vijon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara në botë. Qytete si Parisi, Amsterdami dhe Brukseli renditen ndër destinacionet më të preferuara, ndërsa Barcelona, Madridi dhe Frankfurti kanë shënuar gjithashtu rritje të ndjeshme të turistëve ndërkombëtarë.

Kryeekonomistja për Evropën në Mastercard, Natalia Lechmanova, deklaroi se ekonomia e udhëtimit në Evropë ka treguar qëndrueshmëri, edhe në një klimë të pasigurt ekonomike dhe politike.

“Ndërsa modelet e udhëtimit po normalizohen, evropianët po i kushtojnë më shumë rëndësi vlerës, përballueshmërisë dhe eksperiencave që marrin nga udhëtimi”, tha ajo.

Sipas Barometrit të Festave 2026 të Europ Assistance dhe Ipsos, 77% e evropianëve planifikojnë të udhëtojnë gjatë kësaj vere. Britanikët dhe portugezët rezultojnë më të gatshëm për të bërë pushime, me përkatësisht 84% dhe 82% të të anketuarve që kanë plane udhëtimi.

Megjithatë, kostot e fluturimeve janë rritur ndjeshëm. Një studim i platformës financiare “Raisin” tregoi se çmimet e biletave ajrore nga Aeroporti Schiphol i Amsterdamit janë rritur mesatarisht me 13.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Për një familje me katër persona, kostoja mesatare e fluturimeve ka arritur në 914 euro, nga 808 euro që ishte një vit më parë. Vetëm Vjena rezultoi më e lirë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.

Në këto kushte, shumë turistë po zgjedhin alternativat me kosto të ulët. Kompanitë “low cost” vijojnë të ofrojnë bileta ekonomike, por pa shërbime shtesë si bagazhet apo zgjedhja e vendit.

Kompania britanike EasyJet deklaroi për Euronews Travel se rreth 40% e klientëve të saj udhëtojnë vetëm me biletën bazë dhe një çantë të vogël dore falas.

Ndërkohë, një pjesë e udhëtarëve po shmangin fluturimet dhe po zgjedhin trenin. Sipas studimit të “Raisin”, çmimet e biletave të trenit janë rritur vetëm me 2.5% dhe në shumicën e rasteve rezultojnë më të lira sesa udhëtimi me avion.

Ekspertët këshillojnë rezervime të hershme dhe krahasim të vazhdueshëm të çmimeve, sidomos në një periudhë kur sektori ajror po përballet me probleme të mëdha për shkak të krizës së karburantit.

Vetëm gjatë muajit maj janë raportuar mbi 13 mijë fluturime të anuluara në Evropë.

Për këtë arsye, shumë agjenci këshillojnë rezervimin e paketave turistike, të cilat ofrojnë më shumë mbrojtje financiare në rast anulimesh apo ndërprerjesh.

Një tjetër trend në rritje është zgjedhja e destinacioneve më të afërta dhe më ekonomike. Sipas Airbnb, shumë evropianë po zgjedhin pushime më pranë vendit të tyre dhe po ndajnë kostot me grupe më të mëdha familjare ose miqsh.

Evropa Lindore vijon të dominojë listën e destinacioneve më ekonomike për vitin 2026. Sipas raportit të “Post Office Travel Money”, Sarajeva është shpallur qyteti më i lirë për pushime në Evropë, e ndjekur nga Bukureshti, Tirana dhe Beogradi.

Lista e 10 qyteteve më ekonomike për pushime në Evropë për vitin 2026:

Ekspertët këshillojnë turistët që të rezervojnë pushimet në qershor ose shtator, periudha kur çmimet janë më të ulëta dhe destinacionet më pak të mbipopulluara.

Sipas Skyscanner, java më ekonomike për të udhëtuar gjatë verës 2026 pritet të jetë nga 29 qershori deri më 5 korrik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.