🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,381 ▲0.22%
DOW 51,780 ▲0.22%
NASDAQ 25,629 ▲0.16%
NAFTA 69.81 ▼4.64%
ARI 4,040 ▼2.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $61,210 ▼ -2.41% ETH $1,645 ▼ -1.32% XRP $1.0771 ▼ -2.67% SOL $68.9000 ▼ -0.82%
S&P 500 7,381 ▲0.22 % DOW 51,780 ▲0.22 % NASDAQ 25,629 ▲0.16 % NAFTA 69.81 ▼4.64 % ARI 4,040 ▼2.64 % S&P 500 7,381 ▲0.22 % DOW 51,780 ▲0.22 % NASDAQ 25,629 ▲0.16 % NAFTA 69.81 ▼4.64 % ARI 4,040 ▼2.64 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Transporti urban pa POS, Qeveria tërhiqet nga detyrimi për pagesat me kartë në autobusë

Transporti publik urban brenda qyteteve do të jetë i përjashtuar nga detyrimi për instalimin e pajisjeve POS/POI që mundëson pagesat e biletave me kartë bankare në çdo autobus.

Ministria e Financave nëpërmjet një letre dërguar Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas ka sqaruar se bazuar në ligjet për “Për procedurat tatimore” dhe “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, shitja e biletave të transportit urban nga shoferi ose personi i autorizuar përjashtohet nga detyrimi për lëshimin e faturës elektronike.

Ky përjashtim shtrihet edhe në detyrimin për pajisje me POS, pasi ligji përkatës e lidh detyrimin për POS me subjektet që janë të detyruara të fiskalizojnë transaksionet.

Në këtë kuadër, sipas Ministrisë së Financave, operatorët e transportit urban që shesin bileta direkt në mjet, sipas vendimeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, konsiderohen të përjashtuar nga detyrimi për terminale POS në çdo autobus.

“Në paragrafin 1, të nenit 59/3, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, janë parashikuar tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë, që duhet të jenë të pajisur me terminal “POS/POI” në çdo pikë shitjeje, sipas kalendarit të përcaktuar.

Por, në shkronjën “b”, të paragrafit 2, të këtij neni, është përcaktuar se: “2. Përjashtohen nga detyrimi i pajisjes me terminal “POS/POI”: b) tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë, sipas ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit;”

Ndërkohë, në shkronjën “b”, të paragrafit 1, të nenit 5, të ligjit nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, është parashikuar se:

“1. Përjashtimisht përcaktimeve në nenin 4, të këtij ligji, tatimpaguesi nuk është i detyruar të lëshojë faturë për llojet e veprimtarive dhe për furnizimin e mallrave e të shërbimeve si më poshtë:

b) për shitjen e biletave ose kuponave nga shoferi i një mjeti transporti pasagjerësh në linjat e transportit publik urban, në përputhje me vendimet e njësive të vetëqeverisjes vendore;”.

Nga leximi i kombinuar i këtyre dispozitave ligjore, rezulton se operatorët e transportit publik urban brenda qytetit (autobusët), duke qenë të përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar dhe fiskalizuar fatura për furnizimet që kryejnë, nëse bileta ose aboneja u jepet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar, rrjedhimisht janë të përjashtuar edhe nga detyrimi ligjor për t’u pajisur me terminal “POS/POI” në çdo pikë shitjeje, në rastin konkret në çdo autobus urban individual, që operon brenda qytetit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ministrisë së Financave.

Debati për instalimin e pajisjeve POS/POi u ngrit pas shqetësimeve të shprehura nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, e cila kishte argumentuar se vendosja e detyrimit për pagesa elektronike në çdo autobus ishte teknikisht e vështirë për t’u zbatuar dhe do të sillte kosto shtesë për qytetarët rreth 30 lekë më shumë për çdo biletë të paguar.

Për shoqatat e transportit publik urban dhe interurban e paqartë mbetej edhe çështja e ndarjes së kostos për komisionin bankar që do të rriste me 30 lekë çmimin e biletës nëse paguhet me kartë bankare.

Teksa kishin mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, shoqatat njëzëri deklaruan se ende nuk ishin gati për vendosjen e pajisjeve dhe kërkuan shtyrje afati./Monitor

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.