☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
24 ore
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.84%
ARI 4,033 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.66% ETH $2,278 ▼ -3.68% XRP $1.2616 ▼ -5.37% SOL $97.6600 ▼ -4.95%
  • Politika
  • Ekonomia
    • Investigim
  • Kronika
  • Bota
    • Amerika
    • Europa
    • Ukraina
    • Konflikti SHBA – Iran
  • Kosova
  • Rajoni
    • Greqia
    • Maqedonia e Veriut
    • Mali i Zi
    • Serbia
  • Sporti
    • Boterori
    • Futbolli ne Kosove
    • Premier League
    • Seria A
    • Bundesliga
    • Champions League
    • Conference League
    • La Liga
    • Sporti ne Amerike
      • WNBA
      • WWE
      • MLB
      • MLS
      • NBA
      • NFL
      • NHL
  • Opinion
    • Autorët
  • Arte
    • Ekspozita
    • Film
    • Libri
    • Muzike
    • Teater
  • Me teper
    • Moda
    • Te ndryshme
    • Teknologji
    • roze
    • Kuriozitete
    • Keshilla
    • Kendi i Kikos
    • Horoskopi
  • Receta gatimi
    • Mëngjesi
    • Supa
    • Sallata
    • Meze
    • Pasta
    • Oriz
    • Mish
    • Pulë
    • Peshk
    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Pije
    • Salca
    • Perime
  • English
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
24 ore
29 Tet 2026
Breaking
Shtabi i Përgjithshëm: 191 përplasje në front që nga fillimi i ditës, betejat më të ashpra në drejtimet e Kostjantynivkës dhe Pokrovskut “Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi Koalicioni rrëzon dy raketa drejt Riadit, copëzat plagosin një qytetar; Huthi-t pretendojnë gjashtë sulme ndaj Arabisë Saudite WSJ: Shefi i CENTCOM-it e informon Trump-in për opsionet ushtarake ndaj Iranit Forcat qeveritare të Jemenit: sulme ajrore dhe artileri ndaj pozicioneve të Huthi-ve në perëndim të Taizit
Menu
  • Politika
  • Ekonomia
    • Investigim
  • Kronika
  • Bota
    • Amerika
    • Europa
    • Ukraina
    • Konflikti SHBA – Iran
  • Kosova
  • Rajoni
    • Greqia
    • Maqedonia e Veriut
    • Mali i Zi
    • Serbia
  • Sporti
    • Boterori
    • Futbolli ne Kosove
    • Premier League
    • Seria A
    • Bundesliga
    • Champions League
    • Conference League
    • La Liga
    • Sporti ne Amerike
      • WNBA
      • WWE
      • MLB
      • MLS
      • NBA
      • NFL
      • NHL
  • Opinion
    • Autorët
  • Arte
    • Ekspozita
    • Film
    • Libri
    • Muzike
    • Teater
  • Me teper
    • Moda
    • Te ndryshme
    • Teknologji
    • roze
    • Kuriozitete
    • Keshilla
    • Kendi i Kikos
    • Horoskopi
  • Receta gatimi
    • Mëngjesi
    • Supa
    • Sallata
    • Meze
    • Pasta
    • Oriz
    • Mish
    • Pulë
    • Peshk
    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Pije
    • Salca
    • Perime
  • English
Ekonomia

Tregtia me rajonin, Shqipëria bilanc pozitiv vetëm me Kosovën. Me Serbinë, deficitin më të thellë. Çfarë thonë shifrat

02 Gusht 2021, 06:27 · 4 min lexim
Facebook X WhatsApp

Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut rreth 10% të volumit tregtar (importe + eksporte) në vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” (të dhënat për Bosnjën nuk janë në tabelat e INSTAT).

Në krahasim me vitin 2016, kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje. Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv (+145 mln euro), ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar (-134 mln euro). Me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka një deficit të lehtë.

Në këtë situatë, një marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në një kohë që Kosova nuk është e përfshirë, mund të krijojë një disavantazh për Shqipërinë, duke rrezikuar thellimin e deficitit tregtar, sidomos me Serbinë.

Kosova

Për eksportet, Kosova është partneri kryesor i Shqipërisë dhe shteti ku ne kemi suficitin më të lartë tregtar, që nënkupton se eksportojmë më shumë drejt këtij vendi, sesa importojmë prej tij. Në vitin 2020, eksportet drejt Kosovës ishin 26.2 miliardë lekë (9.7% e shitjeve totale jashtë vendit), ndërsa importet 8.3 miliardë lekë, me bilanc pozitiv 18 miliardë lekë (145 milionë eurosh). Mallrat kryesore që eksportojmë në Kosovë janë materialet e ndërtimit e metalet (kryesisht çeliku, tullat, çimento), lëndë djegëse e energji (naftë) dhe ushqime, pije e duhan. Për të gjitha grupmallrat, vlera e eksporteve është më e lartë sesa e importeve.

Serbia

Serbia është burimi kryesor i importeve në rajon. Sipas INSTAT, në vitin 2020 importuam nga ky shtet mallra me vlerë 23 miliardë lekë (3.8% e totalit), ndërsa eksportet ishin vetëm 6.3 miliardë lekë. Bilanci është negativ, me 16.7 miliardë lekë (134 milionë euro), që ikin neto drejt Serbisë. Serbia dominon në shitjet drejt Shqipërisë të ushqimeve, pijeve e duhanit, mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, si dhe materialeve të ndërtimit e metaleve. Në të kundërt me Serbinë, për të gjitha grup mallrat, bilanci tregtar është negativ.

Volumet e tregtisë me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi janë më të ulëta. Drejt Maqedonisë së Veriut shkojnë 3.3% e eksporteve dhe vijnë 1.5% e importeve, ndërsa me Malin e Zi këto shifra janë përkatësisht  1.95 dhe 0.38%.

Me Maqedoninë, vendi ka një deficiti tregtar të lehtë, ndërsa me Malin e Zi, eksportet janë pak më të larta sesa importet.

Marrëveshja rajonale

Pak ditë më parë, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të projektit të Mini-Shengenit ballkanik, ranë dakord për tre marrëveshje:

1.Marrëveshje për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2.Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3.Marrëveshje për qarkullimin e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.

Qeveria e Kosovës reagoi duke thënë se kjo nismë nuk e ka miratimin e Kosovës. “Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Qeveria e Kosovës në një deklaratë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.

Lexo Gjithashtu

Ekonomia

Ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, deputeti përplaset me gazetarin: Pranoje që je i njëanshëm

32 min më parë
Ekonomia

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, thirrje qeverisë: Rishikoni barrën tatimore

11 orë më parë
lekë të ardhura, Ekonomia

Ministri Malaj prezanton projektbuxhetin 2027, rreth 910 miliardë lekë të ardhura, prioritetet

13 orë më parë
Reklamë

Lajmet e Fundit

Shtabi i Përgjithshëm: 191 përplasje në front që nga fillimi i ditës, betejat më të ashpra në drejtimet e Kostjantynivkës dhe Pokrovskut
4 min më parë
ka nisur të drejtojë
“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi
5 min më parë
Koalicioni rrëzon dy raketa drejt Riadit, copëzat plagosin një qytetar; Huthi-t pretendojnë gjashtë sulme ndaj Arabisë Saudite
16 min më parë
WSJ: Shefi i CENTCOM-it e informon Trump-in për opsionet ushtarake ndaj Iranit
17 min më parë
Forcat qeveritare të Jemenit: sulme ajrore dhe artileri ndaj pozicioneve të Huthi-ve në perëndim të Taizit
17 min më parë
Dëgjohen shpërthime pranë Ngushticës së Hormuzit, Fars: të shtëna paralajmëruese ndaj anijeve që shkelën rregullat
17 min më parë
Ibrahimoviq: Turqia është mik i sinqertë, partner i besueshëm dhe aleat i rëndësishëm i Malit të Zi
19 min më parë
në rast
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni
21 min më parë
ndryshimit të
KOMENT – Serbia mes ndryshimit të pushtetit apo ndryshimit të sistemit?
22 min më parë
Ramabaja: Sveçla duhet të japë dorëheqje, jo Gërvalla
27 min më parë
Reklamë

Lajme

  • Politika
  • Ekonomia
  • Kronika
  • Kronika e Zezë

Bota & Rajoni

  • Bota
  • Amerika
  • Kosova
  • Rajoni
  • Maqedonia

Sport & Opinion

  • Sporti
  • Sporti në Botë
  • Opinion

Arte

  • Arte
  • Film
  • Libri
  • Muzikë
  • Teatër
  • TV

Më Tepër

  • Teknologji
  • Life Style
  • Moda
  • Rozë
  • Horoskopi
Rreth nesh · Redaksia · Kontakti · Politika editoriale · Privatësia · Kushtet e përdorimit
© 2026 24 Orë Lajme. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Privatësia · Kontakt