☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.83 ▼0.91%
ARI 4,033 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,788 ▼ -0.34% ETH $2,313 ▼ -0.21% XRP $1.2986 ▲ +0.82% SOL $100.1100 ▼ -0.88%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.83 ▼0.91 % ARI 4,033 ▼0.13 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.83 ▼0.91 % ARI 4,033 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Tremujori i parë 2015, të ardhurat nga turizmi 260 mln euro, rritja 13%

TurizmiShërbimet e udhëtimit që njihen ndryshe si hyrje –daljet e parave që shpenzohen për turizëm u mbyllën me një bilanc pozitiv prej 44 milionë euro në tremujorin e parë të 2015, kundrejt deficitit 22 mln euro në T1 2014.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë të 2015 eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 262 milionë euro.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në të ardhurat dhe shpenzimet e shërbimeve, me përkatësisht 58% dhe 62% të totalit.

Gjatë periudhës, të ardhurat janë rritur me 13 %, ndërsa shpenzimet e udhëtimit kanë pësuar rënie 14%, kundrejt një viti më parë.

Rritja vjetore e të ardhurave gjatë kësaj periudhe ka ardhur kryesisht pasojë e rritjes së shpenzimeve mesatare (7%) dhe ditëqëndrimit mesatar (3%) të jorezidentëve në vend. Ndërkohë, numri i
vizitorëve të huaj është rritur me rreth 1%.

Nga ana tjetër, rezidentët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit rreth 218 milionë euro ose 14% më pak se një vit më parë. Ndonëse, numri i rezidentëve dhe shpenzimi mesatar vlerësohen të jenë rritur përkatësisht me rreth 2% dhe 14 %, ditëqëndrimi në udhëtimet jashtë ka rënë me rreth 31%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.