☁️
Tiranë 16°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,768 ▼ -1.34% ETH $2,373 ▼ -1.6% XRP $1.2833 ▼ -3.37% SOL $102.0400 ▼ -2.66%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Europa

Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Sipas dokumentit të siguruar nga gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu, Trump argumenton se situata në rajon vazhdon të paraqesë rreziqe për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme amerikane.

Vendimi mban në fuqi regjimin e sanksioneve dhe masave ndëshkuese ndaj individëve, grupeve dhe organizatave që konsiderohen se minojnë paqen, stabilitetin, marrëveshjet e pasluftës dhe institucionet demokratike në rajon.

Sipas administratës amerikane, vazhdojnë të ekzistojnë shqetësime lidhur me përpjekjet për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të dobësuar institucionet e krijuara pas konflikteve të viteve ’90, si dhe për korrupsionin e rëndë që pengon sundimin e ligjit dhe zhvillimin demokratik.

Shtëpia e Bardhë vlerëson se veprimet destabilizuese, dhuna ekstremiste, korrupsioni dhe përpjekjet për të shmangur sanksionet amerikane vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për stabilitetin rajonal dhe interesat e Shteteve të Bashkuara.

Me këtë vendim, baza ligjore që i lejon Uashingtonit të vendosë ose të mbajë në fuqi sanksione ndaj personave dhe subjekteve të lidhura me aktivitete destabilizuese në Ballkanin Perëndimor do të mbetet aktive deri në qershor të vitit 2027.

Regjimi i emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor është në fuqi që prej vitit 2001, por është zgjeruar në disa raste gjatë viteve për të përfshirë edhe korrupsionin e rëndë, minimin e institucioneve demokratike dhe kërcënimet ndaj marrëveshjeve të paqes në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.