☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.28 ▲0.38%
ARI 4,077 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,648 ▲ +0.41% ETH $2,343 ▲ +0.49% XRP $1.3262 ▲ +1.13% SOL $101.1500 ▲ +0.13%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.28 ▲0.38 % ARI 4,077 ▲0.05 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.28 ▲0.38 % ARI 4,077 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Turizmi shqiptar pritet të preket negativisht nga liberalizimi i vizave i Kosovës

Turizmi shqiptar mund të ndikohet jo pak nga liberalizimi i vizave me Kosovën. Rekomandimi i dhënë nga Komisioni Europian është një sinjal që ky proces do të mund të mbyllet me gjasë në vitin 2017. E atëherë ka të ngjarë që turizmi shqiptar të mund të njohë rënie nga ai që ne rëndom e quajmë “turizëm patriotik” dhe nuk do të jetë vetëm kjo pasi 2017-a është edhe vit zgjedhor.

Ekspertët e turizmit thonë se nuk mund të flitet me saktësi për nivelin e ndikimit që mund të ketë liberalizimi i vizave, por e qartëështë se shqiptarët e Kosovës do të tentojnë të eksplorojnë ato destinacione që nuk mund t’i preknin.

“Njësoj siç ndodhi me ne, thonë ekspertët”. Greqia dhe Spanja parashikohet të jenë destinacionet që od të kërkohen më tepër për të pushuar nga ana e shqiptarëve të Kosovës. Drejtuesit e agjencive turistike në vend thonë se kërkesa mund të jetë në rritje veçanërisht për Korfuzin, duke qenë se ka një tendencë që është vënë re në shtimin e pushimeve nga ana e shqiptarëve të Kosovës.

Në këto kushte, thonë ekspertët, Shqipëria do të duhet të vihet në lëvizje dhe të përmirësojë produktin e saj turistik për të mos pësuar humbje të ndjeshme. Ofrimi i shërbimeve me cilësi dhe me çmime konkurruese do të duhet të jenë sfidat me të cilat do të përballet turizmi shqiptar, veçanërisht në vitin e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.