☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.31 ▼0.44%
ARI 4,025 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,908 ▼ -0.61% ETH $2,312 ▼ -1.18% XRP $1.2902 ▼ -0.7% SOL $100.4100 ▼ -1.18%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.31 ▼0.44 % ARI 4,025 ▼0.34 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.31 ▼0.44 % ARI 4,025 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Ty nuk të do as Berisha”! Sherr mes Milës dhe Hoxhës së PD: Çfarë të lidh me burgun e Peqinit?

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, u përfshinë në një debat të fortë politik, ku nuk munguan ironitë dhe akuzat reciproke.

Gjatë debatit në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Mila vuri në dyshim mbështetjen që, sipas saj, Hoxha gëzon brenda PD, duke përsëritur se atë nuk e do as kryetari i partisë së tij.

Nga ana tjetër, Hoxha akuzoi mazhorancën se e lidh politikën me interesa të tjera dhe argumentoi se modeli politik i socialistëve po refuzohet nga qytetarët.

DEBATI

Mila: Dil atje dhe merri zemrën kryetarit, që t’u marrësh pastaj zemrën qytetarëve shqiptarë. Kur s’ia merr dot zemrën kryetarit s’ua merr dot qytetarëve!

Hoxha: Ajo që ju lidh ju me politikën është burgu i Peqinit.

Mila: Ty nuk të do kryetari yt!

Hoxha: Mua më lidh pasioni për ta bërë këtë vend më të mirë, juve ju lidh burgu i Peqinit. Do të bëjë banalizim. E ke parë Ramën në Parlament?! Po pse politikë batutash do bëjmë këtu? Unë kam ardhur për qytetarët.

Modelin tuaj politik e refuzojnë njerëzit në rrugë.

Mila: Ashtu siç ju refuzon ju kryetari juaj.

Hoxha: Unë shkoj në protestë zonjë.

Mila: Nuk jeni mjaftueshëm për demokratët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.