☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.82 ▲2.88%
ARI 4,528 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,033 ▲ +11.17% ETH $2,294 ▲ +18.61% XRP $1.1930 ▲ +18.05% SOL $87.2700 ▲ +11.51%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.82 ▲2.88 % ARI 4,528 ▼0.38 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.82 ▲2.88 % ARI 4,528 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kronika

U lanë në paraburgim për dhunimin e shefit të Krimeve të Sarandës, Gjykata zbardh masat ndaj 6 truprojave të lokalit: Pë

Gjykata e Sarandës caktoi dje (19 gusht) masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të dyshuar për goditjen e Shefit të Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Autorët e dyshuar janë truproja të klubit të natës “Orange Club”.

Vendimi është dhënë pasditen e djeshme nga gjyqtari Shkëlzen Licaj, pas një seance që zgjati disa orë.

Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasve Ardit Kasemi, Besnik Sulovari, Elgent Ndoj, Faik Hoxha, Indrit Cullhaj dhe Marjo Katirai dhe caktimin ndaj tyre të masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Pas vlerësimit të provave të paraqitura nga organi akuzës dhe dëgjimit të mbrojtes së të dyshuarve, gjykata vendosi vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të tyre dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” me afat 45 ditë me qëllim mbledhjen e provave të reja për mbështjen e akuzës.

Gjykata ka bërë edhe njoftim për vendimin e marrë.

Njoftimi i Gjykatës së Sarandës:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u dha masa e sigurisë ‘Arrest me burg’ për gjashtë shtetasit A.K., B.S., E.N., F.H., I.Ç., dhe M.K. të akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 594, datë 17.08.2026, nisën pasi më datë 16.08.2026, në orët e para të mëngjesit Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, shtetasi M. B., ndërhyu për neutralizimin e një konflikti mes punonjësve të sigurisë së klub “Orange”, Sarandë, të cilët ishin duke goditur disa shtetas.

Pavarësisht se ky shtetas kur u afrua u prezantua se ishte Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ai u godit nga punonjësit e sigurisë.

Me vendimin datë 19.08.2026, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës se sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 k.Pr.Penale për gjashtë shtetasit e arrestuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.