☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Bota

U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

Një burrë me fytyrën e mbuluar me maskë të zezë u pa gjatë funeralit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke nxitur spekulime se ai mund të ishte pasardhësi i tij, Mojtaba Khamenei, i cili përflitet si lideri i ri suprem i vendit.

Personi u shfaq në rreshtin e parë të ceremonisë mortore, duke ndihmuar në zhvillimin e riteve fetare. Ai mbante një kapelë bejsbolli dhe një maskë të zezë që i mbulonte fytyrën, çka bëri që pamjet të qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale dhe të ngjallnin shumë aludime.

Megjithatë, sipas medias Iran International, burri i maskuar nuk ishte Mojtaba Khamenei, por Mohammad Javad Khamenei, nipi më i madh i Ali Khameneit.Raporti thekson se Javad Khamenei pësoi djegie të rënda në fytyrë gjatë sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite të 28 shkurtit, sulme në të cilat mbeti i vrarë Ali Khamenei. Sipas raportimeve, edhe Mojtaba Khamenei u plagos rëndë dhe u shpërfytyrua gjatë të njëjtit sulm.

Mohammad Javad Khamenei është djali i Mostafa Khameneit, djalit të madh të Ali Khameneit dhe konsiderohet pjesë e brezit të ri të familjes së liderit iranian.

Ali Khamenei u varros të enjten pas një ceremonie mortore gjashtëditore, e cila, sipas mediave shtetërore iraniane, mblodhi deri në 43 milionë pjesëmarrës në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Mojtaba Khamenei publikoi të shtunën një mesazh në platformën Telegram, ku u zotua se do të hakmerret për vrasjen e të atit, duke lënë të kuptohet se tensionet në rajon mbeten të larta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.