🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -1.12% ETH $2,231 ▼ -0.85% XRP $1.2462 ▼ -0.07% SOL $90.4500 ▼ -1.55%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

U shpall i padëshiruar në Shqipëri, sqarohet hoxha Bekir Halimi

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, konkretisht analistin politik Valon Bela dhe hoxhën Bekir Halimi.

Ky i fundit, i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka sqaruar të gjithë situatën, duke u shprehur se informacionin për ‘non gratan’ nuk e ka të verifikuar zyrtarisht dhe pret ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Halimi shton gjithashtu se është në pritje të nënshtetësisë shqiptare, por deri atëherë ai sqaron se i nënshtohet vetëm ligjeve të shtetit të tij.

“Fillimisht, dua t’ju informoj se këtë informacion nuk e kam të verifikuar zyrtarisht dhe se do ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Aktiviteti i fundit që kam zhvilluar në Shqipëri ka qenë një bashkëpunim me Qarkun e Shkodrës, në kuadër të kësaj qeverie, për një aktivitet promovues të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për shkak të kontributit, meritave dhe ndikimit tonë në këtë projekt, presim që së shpejti të na jepet shtetësia shqiptare. Deri atëherë, unë jam subjekt vetëm i ligjeve të shtetit tim dhe, për këtë arsye, këtë çështje fillimisht po e shqyrtoj në komunikim me Ambasadën tonë në Tiranë”, tha Halimi.

Ai më tej ka shtuar se ka qenë pjesëmarrës në dy luftërat çlirimtare të UÇK-së, në Kosovë dhe në Maqedoni.

“Gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime nuk kam pasur dhe as nuk kam qenë i afiluar me ndonjë organizatë apo organizim, qoftë kombëtar apo ndërkombëtar. Kjo ka qenë një zgjedhje e vetëdijshme, pasi kam dashur që angazhimi im i vetëm të mbetet pjesëmarrja ime në dy luftërat çlirimtare të UÇK-së, në Kosovë dhe në Maqedoni, gjatë viteve 1998–2001. Gjithmonë kam qenë pjesë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, e cila është institucioni im i vetëm përfaqësues. Brenda saj kam kryer dhe vazhdoj të kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e mia, si besimtar dhe si hoxhë. Do të vazhdoj ta kryej detyrën time si hoxhë, ashtu siç kanë vepruar të gjithë pejgamberët, duke i thirrur njerëzit në teuhid (monoteizëm) dhe duke i kundërshtuar të gjitha dukuritë negative që sjellin pasoja të rënda për individin dhe shoqërinë. Pikërisht nga dashuria dhe kujdesi që kemi për popullin tonë, do të vazhdojmë gjithmonë ta ngremë zërin në këtë drejtim, duke e konsideruar këtë një obligim fetar, moral dhe shoqëror”, deklaroi Halimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.