☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.17 ▼0.58%
ARI 4,024 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,254 ▲ +0.2% ETH $2,329 ▲ +0.07% XRP $1.3111 ▲ +1.13% SOL $100.9300 ▼ -0.44%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.17 ▼0.58 % ARI 4,024 ▼0.36 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.17 ▼0.58 % ARI 4,024 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Hegseth: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 37,5 miliardë dollarë

– Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi sot para Senatit se lufta e SHBA-së kundër Iranit i ka kushtuar deri tani 37,5 miliardë dollarë, një vlerësim më i lartë se ai i bërë më parë, sipas AP.

Hegseth dëshmoi në Komisionin e Ndarjeve Buxhetore të Senatit, për të mbështetur kërkesën e presidentit Donald Trump për 87,6 miliardë dollarë fonde shtesë, të cilat synojnë kryesisht rimbushjen e rezervave të Pentagonit pas operacioneve ushtarake kundër Iranit.

Ai e cilësoi këtë financim si urgjent dhe të domosdoshëm, duke paralajmëruar se pa këto fonde ushtria amerikane, do të përballej me mungesa të konsiderueshme.

Seanca u ndërpre disa herë nga protestues, ndërsa Hegseth u përball me pyetje të forta nga senatorët lidhur me kostot dhe zhvillimin e luftës.

Gjatë dëshmisë, Pentagoni bëri të ditur se 17 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën që nga fillimi i konfliktit dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Ushtria identifikoi gjithashtu një ushtar të vrarë në Irak gjatë çaktivizimit të një droni dhe dy ushtarë të tjerë të vrarë në Jordani, gjatë mbrojtjes nga sulmet iraniane me raketa balistike dhe dronë.

Senatorja Patty Murray paralajmëroi se SHBA-ja rrezikon të përfshihet në një tjetër luftë, duke kritikuar administratën Trump për kërkesat e vazhdueshme për fonde shtesë dhe për mungesën e një zgjidhjeje të shpejtë.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA-ja nuk ka interes të zhvillojë bisedime me Iranin, derisa Teherani të jetë i gatshëm të negociojë “në mënyrë kuptimplotë”.

Gjithashtu, Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Pas takimit, ai njoftoi se do të lejojë rifillimin e fluturimeve direkte të linjave ajrore amerikane drejt Libanit, për herë të parë në më shumë se 40 vjet.

Në të njëjtën kohë, republikanët po përgatisin një paketë buxhetore prej 95 miliardë dollarësh, e cila përfshin financimin shtesë për ushtrinë, si edhe fonde për prioritete të tjera të administratës Trump. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.