🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Rubio: SHBA-ja dhe Kina duhet të bashkëpunojnë, jo të përshkallëzojnë tensionet

UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi sot se pavarësisht tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit, ekziston hapësirë për bashkëpunim, ndërsa shprehu besimin se mund të arrihet progres konkret, përpara vizitës së pritshme të presidentit kinez, Xi Jinping, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shtator.

Gjatë një takimi me gazetarët përpara takimit të ministrave të Jashtëm të ASEAN-it në Manila, Rubio tha se do të ishte “e papërgjegjshme” që SHBA-ja dhe Kina të mos mbanin marrëdhënie, duke pasur parasysh ndikimin që të dyja vendet kanë në ekonominë globale.

Ai paralajmëroi gjithashtu se një konflikt mes dy fuqive do të kishte “pasoja katastrofike”.

Rubio bëri të ditur se me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, është diskutuar edhe një propozim amerikan, për krijimin e mekanizmave të përhershme të bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe investimeve.

Sipas tij, zbatimi i kësaj nisme mund të nisë përpara vizitës së Xi Jinping në Uashington.

Nga ana e tij, Wang Yi e cilësoi vitin 2026 si një vit të rëndësishëm për marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe kërkoi që të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura nga udhëheqësit e tyre.

Ai kritikoi gjithashtu disa deklarata dhe veprime të fundit të SHBA-së, duke i kërkuar Uashingtonit të respektojë interesat thelbësore të Kinës.

Takimi u zhvillua në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara, ndërsa vazhdojnë edhe mosmarrëveshjet në Detin e Kinës Jugore, ku SHBA-ja mbështet aleatin e saj, Filipinet, përballë pretendimeve territoriale të Pekinit./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.