☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.50 ▼0.26%
ARI 4,018 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,178 ▲ +0.16% ETH $2,324 ▼ -0.08% XRP $1.3107 ▲ +1.14% SOL $100.9600 ▼ -0.38%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.50 ▼0.26 % ARI 4,018 ▼0.51 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.50 ▼0.26 % ARI 4,018 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump: Pas 40 vitesh, SHBA-ja rikthen fluturimet direkte drejt Libanit

– Presidenti amerikan Donald Trump premtoi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta ndihmojnë Libanin, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin libanez, Joseph Aoun, sipas AP.

Aoun vizitoi Uashingtonin për të kërkuar mbështetje për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Liban, pas disa muajsh përleshjesh mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani.

Trump tha se Libani është trajtuar keq në të kaluarën dhe se SHBA-ja do ta ndihmojë vendin “të marrë respektin që meriton”, pa dhënë detaje konkrete për ndihmën e premtuar.

Takimi u zhvillua në një kohë kur vëmendja e Uashingtonit është përqendruar te konflikti me Iranin, i cili ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Libani dhe Izraeli kanë zhvilluar bisedime të rralla të drejtpërdrejta me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Pas takimit, Trump bëri një njoftim të papritur. “Kompanitë ajrore amerikane do të lejohen të rifillojnë fluturimet direkte drejt Libanit, pas një pezullimi prej më shumë se 40 vitesh”, tha ai.

“Po udhëzoj administratën time të lejojë të gjitha kompanitë ajrore amerikane të fluturojnë drejt Libanit, në mënyrë që amerikanët të mund ta vizitojnë lehtësisht këtë vend të bukur”, shkroi Trump.

Fluturimet direkte mes SHBA-së dhe Libanit ishin ndërprerë në vitin 1985, pas rrëmbimit të avionit të “Trans World Airlines” (TWA Flight 847) gjatë administratës së presidentit Ronald Reagan. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.