☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.57% ETH $2,274 ▼ -3.76% XRP $1.2564 ▼ -5.64% SOL $97.3700 ▼ -5.01%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Udhëtimet drejt Italisë, rregullat deri më 25 tetor

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se, në bazë të dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali,  Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D.

Duke nisur nga  data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë: certifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një certifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit.

Certifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar.

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson.

Po ashtu mund të paraqitet test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes; formulari PLF.

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore.

Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi.

Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.