🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.67 ▼0.44%
ARI 3,950 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,456 ▼ -0.58% ETH $2,248 ▼ -0.19% XRP $1.2593 ▲ +0.59% SOL $91.0000 ▼ -1.22%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.67 ▼0.44 % ARI 3,950 ▲0.25 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.67 ▼0.44 % ARI 3,950 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

UNESCO: Degradimi i vlerave të zonës së Ohrit nuk është ndalur

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vendosi t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një afat shtesë pesëvjeçar për të zbatuar masat e kërkuara për mbrojtjen e Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit, duke shmangur për momentin përfshirjen e tij në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Organizata thekson se degradimi i vlerave të jashtëzakonshme universale të zonës nuk është ndalur.

Vendimi u mor nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s gjatë sesionit të tij të 48-të, pas shqyrtimit të raportit mbi gjendjen e ruajtjes së Rajonit Natyror dhe Kulturor të Ohrit.

Inxhinieri dhe ambientalisti Arian Merolli e cilëson të gabuar entuziazmin e shfaqur nga zëvendëskryeministri gjatë mbledhjes online të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, pas vendimit për të mos e futur Rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

“Zëvendëskryeministri ishte shumë i gëzuar që Rajoni i Ohrit nuk u fut në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Mua kjo më habiti, sepse do të ishte më mirë të ishte futur në atë listë. Kjo do të rriste presionin e UNESCO-s dhe të institucioneve ndërkombëtare mbi qeverinë për të marrë masa konkrete për mbrojtjen e rajonit”, thotë Merolli.

Sipas tij, afati pesëvjeçar i dhënë nga UNESCO rrezikon të mos sjellë rezultat nëse mungon vullneti politik.

“Pas pesë vitesh kjo qeveri mund të mos jetë më në pushtet dhe mund të thotë: ‘Punë e madhe, nuk jemi më ne’. Prandaj nuk i shqetëson fakti që u dha një afat pesëvjeçar. Shqetësimi im është nëse ata e dinë çfarë duhet të bëjnë gjatë këtyre pesë viteve. Unë besoj se nuk e dinë”, vijon ai.

Sipas inxhinierit Arian Merolli, strategjia e hartuar me kërkesë të UNESCO-s për menaxhimin dhe rivitalizimin e Liqenit të Ohrit duhet të shoqërohet me një plan të detajuar zbatimi, me afate dhe buxhete të përcaktuara. Ai thekson se Maqedonia e Veriut e ka avancuar këtë proces duke e kaluar strategjinë në mbledhjen e qeverisë dhe duke krijuar një grup ndërinstitucional për zbatimin e saj, ndërsa Shqipëria mbetet pas në këtë drejtim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.