☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,520 ▲ +0.24% ETH $2,249 ▲ +0.78% XRP $1.2478 ▲ +0.31% SOL $95.9000 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Ushtria serbe pretendon se ka rrëzuar një dron komercial në Kopaonik

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë tha më 2 nëntor se ushtria serbe ka rrëzuar një dron komercial në zonën e gjerë të Kopaonikut.

Qendra e skijimit e Kopaonikut gjendet në afërsi të kufirit me Kosovën.

Pasdite, njësitë e ushtrisë serbe pas detektimit dhe monitorimit, kanë neutralizuar një dron komercial që po lëvizte nga Kopaoniku drejt Rashkës, u tha në njoftim.

Siç u tha në deklaratën e ministrisë serbe, droni u rrëzua duke përdorur masat e pengesave elektronike në afërsi të objekteve ushtarake të garnizonit të Rashkës.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë nuk u dhanë më shumë detaje për dronin dhe as në pronësi të kujt ishte.

“Ushtria veproi në përputhje me urdhrin e presidentit të republikës, njëherësh komandantit suprem të forcave të armatosura serbe, Aleksandër Vuçiç, dhe po ndërmerr masa për të detektuar, gjurmuar dhe neutralizuar dronët në afërsi të ndërtesave ushtarake”, u tha në njoftim.

Ministria serbe tha po ashtu se ushtria do të vazhdojë të veprojë në përputhje me urdhrin e Vuçiqit, dhe të rrëzojë të gjithë dronët që gjen në zonën e ndalim-fluturimit dhe në afërsi të ndërtesave ushtarake.

Më herët gjatë 2 nëntorit, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se Vuçiç ka dhënë urdhrin për rritjen e gatishmërisë luftarake, pasi disa dronë “kanë hyrë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore”.
Ai tha se më 1 nëntor ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmëria, për shkak të, siç është shprehur, situatës në Kosovë, por atë ditë nuk dha detaje se përse është marrë ky vendim dhe përse lidhej me Kosovën.

Raportimet e disa mediave më 1 nëntor që thoshin se “dronët që janë vërejtur mbi Serbi” kanë hyrë nga territori i Kosovës, janë hedhur poshtë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

“Çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendjeje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, shkroi Mehaj në Facebook.

Disa media në Serbi transmetuan informacione jozyrtare më 1 nëntor, se dronët pa pilotë “po filmonin aktivitete në zonën e sigurisë tokësore dhe në dy kazerma” – domethënë, sipas raportimeve, fluturuan mbi Merdare dhe rrethinat e Rashkës, në kufirin me Kosovën dhe në jug të Serbisë.

Vuçeviç  tha për RTS-në se, pas shfaqjes së dronëve, Vuçiç ka dhënë urdhrin që “çdo objekt i tillë të eliminohej ose të vihej nën kontrollin tonë”.

Ai shtoi se avionët luftarakë, MIG 29, të cilët u aktivizuan nga Serbia, nuk u ngritën për shkak të dronëve, por se “ata patrullojnë në qiellin tonë”.

Ministri serb, krahas pretendimeve se dronët kanë hyrë nga territori i Kosovës, nuk dha më shumë detaje as për ta, as për arsyet e ngritjes së avionëve luftarakë dhe as për lidhjet që mund t’i kenë ata me Kosovën, për sigurinë e së cilës kujdeset edhe misioni i NATO-s, KFOR.
Këto zhvillime vijnë në kohën kur autoritetet në Kosovë kanë nisur zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS (Republika e Kosovës).

Plani me tri faza i Qeverisë së Kosovës, nisi së zbatuari më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri më 21 prill 2023.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.