☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Valutat në pikiatë; Ekspertët: individët po konvertojnë kursimet nga euro në lekë

Valutat janë nënçmuar përkundrejt lekut në tregun vendas. Monedha e përbashkët europiane shënoi sot një rekord të ri të ulët duke u këmbyer në kuotën e 126.28 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro është nënçmuar nga dje me 0.2 pikë. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i vitit 2009.

Zhvlerësim të fortë ka pësuar edhe dollari amerikan. Pas një rritje të fortë gjatë ditës së djeshme, ku dollari u çmua me 1.17 lekë, sot u këmbye në nivelin e 108.79 lekëve, apo rreth 0.83 pikë më pak se një ditë më parë.

Dollari ka reflektuar zhvillimet më të fundit nga tregjet ndërkombëtare, ku inflacioni në Gjermani dhe qetësimi i situatës në Itali, bëri që euro të stabilizohet në bursat ndërkombëtare. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, ecuria e këmbimit të monedhës së gjelbër dhe lekut vendas është reflektim i ecurisë  së nivelit të këmbimit të dollarit dhe euros në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa për sa i përket ecurisë së kursit të këmbimit të euros me lekun, ata argumentojnë se është reflektim i faktorëve në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Sipas ekspertëve arsyeja kryesore e nënçmimit të shpejtë të euros, e cila brenda dy ditëve është nënçmuar me gati gjysmë pike, vijon të mbetet oferta e lartë në valutë dhe ndërkohë që leku në qarkullim vijon në normalitet.

Oferta e lartë në valutë pati si burim kryesor prurjet nga aktivitetet e jashtëligjshme, ndërsa aktualisht po ndikohet edhe nga prurjet e turistëve të huaj. Ndryshe nga sa më parë sezoni turistik zgjat përtej tre muajve qershor-gusht.

Një tjetër faktor ka qenë konvertimi i kapitalit të bankave nga euro në lekë, që ka ndikuar në rënien e fortë afatshkurtër.

Ndërkohë aktorët kryesorë të tregut thonë se tendenca rënëse e euros do të vijojë. Në dobësimin e euros gjatë verës do të ndikojnë flukset e turistëve nga Kosova, pas përfundimit të Muajit të Ramazanit dhe ardhjet e emigrantëve gjatë muajit gusht.

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se një tjetër faktor që kanë konstatuar është tendenca për të konvertuar kursimet nga euro në lekë, teksa kanë frikë se euro do të vazhdojë të zhvlerësohet. Një dukuri e tillë është konstatuar dhe në sistemin bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në prill, në raport me muajin e mëparshëm kursimet në valutë, që në pjesën dërrmuese janë në euro, ranë me 1.3%, ose gati 7 miliardë lekë, duke zbritur në 516 miliardë lekë. Këtu ka ndikuar dhe zhvlerësimi i monedhës së përbashkët, e cila sipas kursit zyrtar këmbehej me 131.26 lekë në mars dhe 129.27 lekë në prill.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.