☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,721 ▲0.59%
DOW 53,562 ▲0.18%
NASDAQ 26,453 ▲1.24%
NAFTA 84.01 ▲2.16%
ARI 4,658 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,175 ▲ +2.11% ETH $2,503 ▲ +1.48% XRP $1.4468 ▲ +4.64% SOL $107.6700 ▲ +11.15%
S&P 500 7,721 ▲0.59 % DOW 53,562 ▲0.18 % NASDAQ 26,453 ▲1.24 % NAFTA 84.01 ▲2.16 % ARI 4,658 ▲0.11 % S&P 500 7,721 ▲0.59 % DOW 53,562 ▲0.18 % NASDAQ 26,453 ▲1.24 % NAFTA 84.01 ▲2.16 % ARI 4,658 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Vandalizohet gjuha shqipe nëpër rrugët e Shkupit

Gjuha shqipe vazhdon të nëpërkëmbet në qytetin e Shkupit. Pamjet që sjell kamera e televizionit Alsat-M dëshmojnë se gjuha shqipe paraqitet si pengesë për dikë, madje, në thuajse të gjitha tabelat rrugore të Shkupit, ajo është shkarravitur dhe mbuluar me ngjyrë të zezë. Shqetësues mbetet fakti se tabelat rrugore në gjendje të tillë qëndrojnë prej javësh ndërkohë që askush nga autoritetet e qytetit të Shkupit nuk e shikon të arsyeshme pastrimin e tyre ose vendosjen e tabelave të reja rrugore me mbishkrim edhe në gjuhën shqipe. Kryetari i qytetit Koce Trajanovski nuk deshi të komentonte lidhur me këtë çështje, teksa merrte pjesë në një manifestim sportiv në Vodno.

“Shikoni, përfundoi kjo, e mjaftueshme ishte…”, deklaroi Koce Trajanosvki, kryetar i Shkupit.

Përveç tabelave rrugore të lartpërmendura, gjuha shqipe mungon të përfaqësohet edhe në shumë segmente rrugore në komuna të ndryshme, apo edhe në institucione dhe ndërmarrje publike. Lidhur me mos respektimin e gjuhës shqipe, Trajanovski ishte arsyetuar se janë bërë lëshime dhe ato u lanë të shqyrtoheshin nga një komision i veçantë. Mirëpo, komisioni ngeci në punën e tij, në një kohë që rregullorja e Ministrisë së Transportit për mbishkrimet nuk parasheh përdorimin edhe të gjuhës shqipe. Nga ana tjetër, për anëtarët shqiptarë të komisionit, kushtetuta është e qartë, se Shkupi si njësi e veçantë vetëqeverisëse me mbi 20 % shqiptarë, duhet të flasë në dygjuhë. Komisioni u dorëzua dhe thjesht propozoi që çështja, si politike që është, të zgjidhet po ashtu politikisht mes partnerëve qeveritarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.