🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 89.65 ▼1.3%
ARI 4,118 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,214 ▼ -2.17% ETH $2,107 ▼ -5.71% XRP $1.0872 ▼ -6.59% SOL $85.8100 ▼ -3.67%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.65 ▼1.3 % ARI 4,118 ▲1.05 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.65 ▼1.3 % ARI 4,118 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kosova

Greva në Infrakos, sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë

Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shkak të grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos-it.

Ndërmarrja Publike Trainkos ka njoftuar se kjo situatë do të ndikojë në qarkullimin e trenave, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore nga Infrakos, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore.

Sipas njoftimit, treni me numër 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do ta ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi Infrakos-i ndalon ofrimin e shërbimeve në orën 08:00.

Ndërkaq, të gjithë trenat e tjerë do të ndalojnë qarkullimin deri në normalizimin e situatës.

Trainkos ka kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve për këtë situatë, duke bërë të ditur se për çdo ndryshim tjetër do t’i njoftojë me kohë.

Ndërmarrja ka theksuar se është e përkushtuar për rikthimin e shërbimeve hekurudhore sa më parë që të krijohen kushtet.

Punëtorët e Infrakos kishin paralajmëruar grevën gjatë protestës së 26 tetorit, të mbajtur para stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë.

Ata kërkojnë indeksimin e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë, duke akuzuar bordin dhe menaxhmentin për mosplotësimin e kërkesave të tyre./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.