🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,278 ▼ -1.1% ETH $2,184 ▼ -1.26% XRP $1.4100 ▼ -1.87% SOL $86.5300 ▼ -2.81%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Arte

Vdes kantautori Leonard Cohen

Dje vdiq në moshën 82-vjeçare Leonard Cohen, kantautori i njohur për zërin e tij bariton, të veçantë.

Lajmin e njoftoi i biri, Adam, përmes një deklarate: “Babai im u nda nga jeta në paqe, në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Deri në momentet e fundit të jetës, ai vazhdoi të shkruante, me humorin e tij të veçantë,”- thuhet në deklaratë.

Nuk është ende i qartë shkaku i vdekejs së artistit. Muajin e kaluar ai nxori albumin e tj të fundit, “You Want It Darker.”

Cohen është bërë sidomos i njohur për këngën e tij “Hallelujah”, e cila është mjaft popullore: ajo këndohet në ngjarje të ndryshme që përjetojnë njerëzit, si shfaqje, filma, dasma, emisione televizive, video në youtube, funerale dhe koncertet e shkollave të mesme. Kjo këngë u interpretua nga Tori Kelly në ceremoninë e Çmimeve Emmy, kushtuar artistëve që kanë vdekur kohët e fundit.

Këngë të tjera të suksesshme që shkroi dhe interpretoi Leonard Cohen janë: “Suzanne,” Bird on a Wire,” “Hey, That’s No Way to Say Good-bye,” dhe “So Long Marianne.”

Cohen tha në një intervistë se i ishte kushtuar muzikës, ngaqë nuk mund ta përballonte jetën financiarisht si poet. Ai botoi librin e tij të parë me poezi “Let Us Compare Mythologies”, kur ishte student në Universitetin McGill në Montreal të Kanadasë. Libri u prit mjaft mirë nga publiku dhe kritika. Më pas shkroi edhe libra të tjerë me poezi dhe prozë.

Leonard Cohen filloi të interpretonte muzikën me të cilën shoqëronte vargjet e tij në fund të viteve 1960s. Zëri i tij bariton, që u bë gjithnjë e më i thellë me kalimin e viteve, e veçoi atë nga rapsodët e tjerë të periudhës së tij, të cilët gjithashtu filluan të interpretonin këngët e tij.

Gjatë viteve, u realizuan mijëra regjistrime të këngëve të Leonard Cohenit, nga një numër i madh artistësh, si Judy Collins, Roberta Flack, U2, Trisha Yearwood dhe Elton John.

Cohen u bë pjesë e Hollit të Famës së Muzikës “Rock and Roll” në vitin 2008 dhe në vitin 2010 ai ishte fituesi i “Çmimit për Arritje të një Jete në Muzikë”, në ceremoninë e Çmimeve Grammy të vitit 2010.

Cohen, i cili lindi në një familje hebrejsh, hyri në një manastir budist në fund të viteve 1990, ku u bë murg budist. Vite më vonë, ai u detyrua të shkruante përsëri dhe të rifillonte turnetë muzikore, pasi mori vesht se menaxheri i tij i mëparshëm e kishte mashtruar, duke i marrë miliona dollarë, duke e lënë artistin me shumë pak të ardhura dhe me një faturë të madhe taksash të papaguara.

Ai shkoi në turne muzikore pa pushuar, në vitet 2008 deri 2010 dhe nxori CD të reja, duke kthyer përsëri stabilitetin financiar në jetën e tij.

“Asnjë artist tjetër nuk tingëllonte si Leonard Cohen'” – tha përmes një deklarate kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau. “Vepra e tij rezonon tek të gjithë brezat. Kandaja dhe bota do ta ndjejnë mungesën e tij.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.