🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.23% ETH $2,259 ▲ +0.24% XRP $1.2470 ▼ -0.44% SOL $94.0000 ▼ -1.94%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Veliaj rimori kompetencat, sfidat që presin Bashkinë e Tiranës! Nga pagat te ndihma ekonomike, vendimet që duan firmën e kr

Urdhri i Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, për shfuqizimin e kompetencave që i kishte deleguar nënkryetares Anuela Ristani më 14 shkurt 2025, është publikuar tanimë edhe në tabelat e njoftimeve publike të vendosura në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës.

Për shkak të moskoordinimit me kryetarin e legjitimuar nga Gjykata Kushtetuese, duke nisur nga e premtja e 28 gushtit, Anuela Ristani është vetëm nënkryetare në Bashkinë e Tiranës.

Por që nga kjo e hënë administrata në Bashkinë e Tiranës duket e çoroditur, pasi ata nuk marrin dot asnjë vendim që duhet firmosur nga titullari.

Këtë të drejtë nga kjo e hënë e ka vetëm Erion Veliaj, i cili juridikisht është kryetar i Bashkisë së Tiranës, por që e ushtron atë në distancë. Të parët që mund të penalizohen janë personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, pasi për këtë vendim duhet mbledhur Këshilli Bashkiak, që thirret nga kryetari, dhe ekzekutimi i pagesave kërkon firmën e kryetarit të bashkisë.

Ndërkohë, marrja e masave për fillimin e vitit të ri shkollor dhe futja për herë të parë e projektit “after-school” kërkon mbështetje financiare, e cila hyn në fuqi me firmën e kryetarit të bashkisë. Por pa firmën e kryetarit, edhe shërbimet që ofrohen nga kompani të kontraktuara, siç është pastrimi, kërkojnë firmën e kryebashkiakut. Dhe për ironi, vetë punonjësit e bashkisë nuk mund të marrin pagën e muajit gusht që sapo u mbyll.

Pa llogaritur më pas taksën në fushën e ndërtimit, e cila ka afat të caktuar, apo subvencionimin e karburantit për transportin në Qarkun e Tiranës, vendimmarrje që lidhen me administrimin e pronës, emërime apo shkarkime, janë vetëm kompetencë e kryetarit të bashkisë. Dhe kjo është pikëpyetja më e madhe e kësaj lëvizjeje të fundgushtit.

Por për të zgjidhur këtë ngërç, avokati i kryetarit Erion Veliaj është parë në ambientet e Bashkisë së Tiranës paraditen e kësaj të hëne. Ai është takuar me nënkryetaren Anuela Ristani, tashmë e zhveshur nga kompetencat e kryetarit, për të mësuar se cilat janë vendimet më emergjente.

Avokati Ndreca pohoi për Top Channel se po shikohet mundësia se si do të firmosen dokumentet apo vendimet që kërkojnë firmën e Erion Veliaj, i cili prej më shumë se 1 viti e gjysmë qëndron në paraburgim në Durrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.