🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,691 ▲0.27%
DOW 51,323 ▼0.05%
NASDAQ 26,930 ▲0.49%
NAFTA 91.17 ▲2%
ARI 4,223 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,417 ▲ +0.29% ETH $2,700 ▼ -0.93% XRP $1.5175 ▼ -2% SOL $120.9100 ▼ -0.12%
S&P 500 7,691 ▲0.27 % DOW 51,323 ▼0.05 % NASDAQ 26,930 ▲0.49 % NAFTA 91.17 ▲2 % ARI 4,223 ▲1.03 % S&P 500 7,691 ▲0.27 % DOW 51,323 ▼0.05 % NASDAQ 26,930 ▲0.49 % NAFTA 91.17 ▲2 % ARI 4,223 ▲1.03 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kosova

Vendosën gypa ‘inox’, në vend të bakrit dhe nuk zbatuan detyrimet e kontratës – aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Xh.K., në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik “E.I.” SH.P.K., si dhe ndaj personit juridik “E.I.” SH.P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik.

Sipas aktakuzës, më 10 dhjetor 2022, në Prizren, i pandehuri Xh.K., në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të kompanisë “E.I.” SH.P.K., me dashje ka shkelur procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, si dhe nuk ka zbatuar detyrimet e përcaktuara me kontratën për “Rregullimin e nxehjes qendrore në sallën e baletit në SHM “Lorenc Antoni”.

“I pandehuri Xh.K., ka përdorur materiale për ngrohjen qendrore në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara në kontratë, duke vendosur gypa të galvanizuar dhe të çelikut të zi, të materialit ‘inox’, në vend të vendosjes së gypave të bakrit, të cilët nuk janë në përputhje me paramanat dhe parallogaritë për kryerjen e punimeve të ngrohjes qendrore, si dhe me specifikimet për furnizimin dhe montimin e pjesëve dhe pajisjeve si në kontratë, me qëllim të përfitimit për vete, duke i shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas aktakuzës personi juridik “E.I.” SH.P.K., ka shkelur rregullat e prokurimit publik dhe nuk ka zbatuar detyrimet e kontratës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.