VIDEO/ Festë te Kombëtarja para finales, titullari që luajti vetëm ndaj Bjellorusisë merr vëmendjen kryesore
Kombëtarja e Shqipërisë e ka si detyrim që ta mbyllë grupin C1 në vendin e parë. Kuqezinjve u mjafton një barazim ndaj Bjellorusisë, që mban vendin e 94-të në renditjen e FIFA-s.
Taulant Seferi është bërë shkak për të festuar në ditën e ndeshjes. Sulmuesi i Kombëtares mbushi sot 30 vjeç dhe për këtë është surprizuar.
Kujtojmë se Seferi ishte titullar në raundin e parë ndaj Bjellorusisë. Më pas në katër ndeshjet e tjera ka qëndruar në stol.
“Koha për festë në grumbullimin e Kombëtares”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga FSHF.
Pamjet e shpërndara: (VIDEO)
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.