FOTO/ Prishet plani i Maran në Hungari, Kombëtarja ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Plani i trajnerit Rolando Maran ndaj Bjellorusisë është prishur. Shkak është bërë mungesa e Ernest Muçit te Kombëtarja, ndërsa sfida në Budapest nis prej orës 18:00. Finalja, ku mjafton edhe barazimi për kuqezinjtë, vlen për raundin e fundit në grupet e Ligës së Kombeve.
Të paktën dy ndryshime janë të sigurta nga sfida e fundit me Finlandën. Kjo pasi mungesat janë Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi.
Kështu në vendin e Ramadanit projektohet Juljan Shehu. Në anën tjetër nuk ka një numër 10 për të zëvendësuar Muçin, por gjasat janë që vendin e tij ta marrë Arbër Hoxha.
Si Hoxha dhe Myrto Uzuni janë opsion. Këto dilema janë me rreshtimin 3-4-2-1, pasi me një tjetër vendosje do të kishte ndryshime të tjera.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.